Flash

Mercedes, forcë gjermane e klas anglez: ikën Bottas, tani në krah të Mbretit të Zi Hamilton, do jetë "princi" Russell

Lapsi.al 7 September 2021
Mercedes, forcë gjermane e klas anglez: ikën Bottas, tani në krah

Pas tre vitesh 'mësimi' te Williams, George Russell bën kërcimin e merituar në cilësi me promovimin te Mercedes së bashku me Lewis Hamilton. Piloti 23-vjeçar nga King's Lynn ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare dhe merr drejtimin e makinës së Valtteri Bottas, i cili sapo është zyrtarizuar si piloti i ri i Alfa Romeos. Kampion europian i Formula 3 në 2017 dhe kampioni i Formula 2 në 2018, Russell u bashkua me skuderinë e shtëpisë gjermane katër vjet më parë dhe tashmë ka drejtuar Mercedes F1, duke zëvendësuar vetë Hamilton (i detyruar të izolohej nga pozitiviteti ndaj Covid-19) në fund të sezonit të kaluar në GP Sakhir.

"Është një ditë e veçantë për mua, personalisht dhe profesionalisht, por edhe një ditë emocionesh të përziera. Jam entuziast për transferimin te Mercedes, është një hap i madh përpara në karrierën time, por gjithashtu do të thotë se do t'i them lamtumirë shokëve të skuadrës e miqve te Williams. Ishte një nder të punoja me të gjithë anëtarët e ekipit dhe të mbroja emrin e Williams në Formula 1. Që kur arrita në ekip në vitin 2019, kam punuar shumë për ta kthyer aty ku i takon. E kemi fituar çdo pozicion në start, çdo pikë dhe çdo të dhjetën e sekondës. Pavarësisht se sa e vështirë ishte, askush nuk hoqi dorë dhe kjo më frymëzoi çdo ditë".

Fakti që tani do të jetë shok skuadre me një kampion si Hamilton e ekzalton të riun: "Sigurisht që shoku im i skuadrës është për mendimin tim piloti më i madh i të gjitha kohërave. Unë e kam admiruar Lewis që kur kam filluar të garoj në kart dhe shansi për të mësuar nga një model referimi brenda dhe jashtë piste mund të më ndihmojë vetëm të rritem si pilot, si profesionist dhe si person. Tani, megjithatë, unë kam nëntë GP të tjerë përpara me Williams dhe jam i vendosur t'i bëj ata nëntë garat më të mira të miat për ta. Falënderime të mëdha për Frank Williams, Mercedes dhe të gjithë ata që më ndihmuan të arrij këtu ku jam. Unë kurrë nuk do ta kisha bërë pa të gjithë ju".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI