Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Allegri në telashe për Napolin: amerikanojugorët mbërrijnë ditën e ndeshjes, dëmtohet edhe Chiesa

Lapsi.al 8 September 2021
Allegri në telashe për Napolin: amerikanojugorët

Sikur të mos mjaftonte një fillim i komplikuar i sezonit, Max Allegri e gjen veten duke numëruar lojtarët në dispozicion për sfidën kundër një Napoli i cili, së bashku me 4 ekipe të tjera, është 5 pikë në renditje përpara Juventusit. Problemi i madh vjen nga amerikano-jugorët: Alex Sandro, Bentancur, Cuadrado, Danilo dhe Dybala do të mbërrijnë në Itali disa orë para ndeshjes në Maradona dhe do të ishte vërtetë me rrezik për t’i hedhur në fushë, duke pasur parasysh se të martën është debutimi në Ligën e Kampionëve kundër Malmoes në Suedi.

Dybala pritet të luajë, në orët e para të së premtes, kundër Bolivisë (1.30 me orën tonë), Bentancur, i cili pësoi një dëmtim të lehtë por duhet të rikuperojë, mund të jetë në fushë në Uruguay-Ekuador (në orën 00.30), brazilianët Danilo dhe Alex Sandro do të luajnë në 2.30 kundër Perusë, ndërsa Cuadrado do të jetë protagonist në Kolumbi-Kili (1.00). Është e vështirë të imagjinohet se, pas një fluturimi ndërkontinental, ata mund të jenë në fushë pas disa orësh, në orën 18 të shtunën. Problemit të lidhur me amerikano-jugorët i shtohet ai i dëmtimit të Federico Chiesas, i cili do të kursehet nga angazhimi me kombëtaren kundër Lituanisë dhe është larguar nga grumbullimi i të kaltërve.

Allegri do të takojë përsëri grupin e lojtarëve të Italisë, që vijnë nga angazhimi i trefishtë në kualifikueset në Katar 2022, vetëm nesër (ashtu si dhe të tjerët që luajnë me kombëtaret e tyre: Szczesny, Kulusevski dhe Morata), ndërsa sot kthehen de Ligt dhe Rabiot, pas ndeshjeve me Holandën dhe Francën. Për fat të mirë për Allegrin, naiviteti i McKennie, i përjashtuar nga grumbullimi për shkak të mos përdorimit të maskës, i lejoi mesfushorit amerikan të bashkohej paraprakisht me grupin e kufizuar të Juventusit. Sigurisht, megjithatë, është shumë komplekse, me këto premisa, të përgatitësh një ndeshje kaq të komplikuar si ajo kundër skuadrës së Spallettit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI