Shqipëria kompleton goleadën me golin e pestë në minutën e 81 me golin e Myrto Uzunit. Beratasi ishte i vetmi ndër sulmuesit që nuk kishte shënuar, por Broja i bën dhuratën e parefuzueshme me portën bosh. Shkodrani sulmoi kundërshtarin duke ia marrë topin në zonë e vendosi pastaj ti pasojë Uzunit për golin më të thjeshtë. 5-0 për Shqipërinë që vendo rekordin e fitores më të thellë në ndeshjet ndërkombëtare.