Flash

"Kur nisa të takohesha me Shakirën, Guardiola më bëri presion": Pique tregon kohë kur gati iku nga Barcelona

Lapsi.al 8 September 2021
"Kur nisa të takohesha me Shakirën, Guardiola më bëri

Gerard Pique dhe Pep Guardiola kaluan një kohë të suksesshme mes 2008 dhe 2012, duke fituar tre tituj kampion dhe dy trofe të Champions League, por jo gjithcka ishte kaq e bukur gjatë gjithë bashkëpunimit. Ashtu si tregon Pique, gjërat morën për keq, në marrëdhënien e tij me trajnerin, kur mbrojtësi nisi të takohej me Shakirën. Dëshira e trajnerit spanjoll për të kontrolluar gjithçka, madje dhe jetën personale të lojtarëve, bëri që Pique të mendonte dhe largimin nga skuadra katalanase.

Mbrojtësi i Barcelonës tregon sesa e lodhshme ishte puna me Guardiolën, duke shtuar këtu edhe rivalitetin me trajnerin e atëhershëm të Real Madrid, Jose Mourinhon. Pique zbuloi për Marca: ‘Ne arritëm në një pikë tensioni të lartë. Rivaliteti me Jose Mourinhon ishte shumë rraskapitës. Pep donte kontroll absolut të gjithçkaje që ndodhte. Fillova të takohesha me Shakiran dhe marrëdhënia me Pep ndryshoi. Unë kisha shumë presion. Ndjeva se në stërvitje më duhej të bëja gjithçka në mënyrë perfekte. Nëse ka pasur një moment në të cilin kam menduar të largohem nga Barca, ishte sezoni 2011”.

Pique dhe Shakira filluan të takoheshin në fillim të vitit 2011, pikërisht në mes të viti të rëndësishëm, ku Barcelona e Guardiolës arriti finalen e Championsit dhe fitoi ndaj Manchester United. Çifti është akoma bashkë dhe kanë dy djem, Millan dhe Sasha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI