Flash

Fyerje raciste ndaj Walker, FA akuzon polakun Glik: Shqipëria 'fërkon duart'

Lapsi.al 9 September 2021
Fyerje raciste ndaj Walker, FA akuzon polakun Glik: Shqipëria

Kanë plasur polemikat pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës Poloni-Angli, për Grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Federata Angleze e Futbollit ka akuzuar Kamil Glik për fyerje raciste ndaj Kyle Walker. Akuza e anëtarëve të federatës angleze është se fyerjet raciste janë bërë jashtë dhomës së zhveshjes në pushim të ndeshjes nga Glik, në prezencë të anëtarëve të federatës polake dhe zyrtarit të katërt. Mbrojtësi i Beneventos nga ana tjetër mohon gjithçka: "Ka pasur një luftë verbale dhe asgjë tjetër". FIFA ka hapur një hetim dhe Shqipëria fërkon duart: në rast skualifikimi, mbrojtësi mund të mungojë në ndeshjen në Tiranë kundër kuqezinjve në muajin tetor.

FIFA po heton përleshjen që shpërtheu në fushë pak para mbylljes së pjesës së parë në ndeshjen e Varshavës. Kamerat kapën Glik, që dukej se po përpiqej të pickonte qafën e Walker direkt para arbitrit Daniel Siebert.

"Unë i njoh lojtarët dhe jam i sigurt se ata nuk e kanë bërë dhe kurrë nuk do ta bëjnë - tha zëdhënësi i Polonisë -. Ne mohojmë plotësisht çdo akuzë për keqbërje". Është mbrojtur edhe vetë Glik në deklaratat pas ndeshjes: "Pati një zënkë, më vonë doja ti jepja dorën Walker, por ai nuk pranoi. Pati një konfrontim verbal, por asgjë më shumë nuk ndodhi”, tha mbrojtësi polak.

FIFA, ndërkohë, studion rastin dhe kërkon më shumë kohë. "FIFA po analizon raportet zyrtare të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Polonisë dhe Anglisë. Informacioni përkatës do të vlerësohet nga organet disiplinore kompetente, në mënyrë që të vendosë për hapat e ardhshëm".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI