Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

'Burgu' i artë i Cristiano Ronaldos: "Të jesh unë, është e mërzitshme"

Lapsi.al 9 September 2021
'Burgu' i artë i Cristiano Ronaldos: "Të jesh unë,

Një burg i artë, por mbetet sërisht një burg. Kështu ndihet Cristiano Ronaldo që, pas kthimit të tij te Manchester United, ka shfryrë dufin në një intervistë për Daily Mail: "Privatësia ime është zhdukur. Nëse do të kisha mundësinë tani, do të paguaja për të rimarrë privatësinë time. Njerëzit thonë: 'Por ti je i pasur. Ke para, ke makina, ke shumë shtëpi'. Por kjo nuk është e gjitha. Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është mirë. A e dini sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi në dy vitet e fundit? Zero".

Ky është çmimi i vështirë për tu paguar kur je i famshëm: "Nëse shkoj në park papritur shumë njerëz do të vijnë. Fëmijët do të jenë nervozë, unë do të jem nervoz, e dashura ime do të jetë nervoze. Unë nuk mund të shkoj në një bar me miqtë sepse e di që ata nuk do të ndihen rehat me mua atje. Unë i shmang nga këto gjëra, sepse njerëzit përreth meje do të jenë më nervozë se unë. Ndihem sikur jam në një kafaz të përhershëm. Por është shumë vonë për ta ndryshuar".

Fenomeni portugez është i dëshpëruar për të jetuar në privatësi: "Të jesh unë, është e mërzitshme. Kur fillon fama, gjithçka është e bukur. Je i famshëm, je një lojtar fantastik, fiton trofe, shënon gola, je në faqen e parë të gazetave, në televizion. Por pas shumë vitesh, e sheh jetën në një mënyrë tjetër. Ke një të dashur, ke fëmijë, dëshiron pak privatësi dhe nuk ka më privatësi".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI