Flash

Rrahu keq të fejuarën, rrezikon 5 vjet burg: Jerome Boateng del në gjyq

Lapsi.al 9 September 2021
Rrahu keq të fejuarën, rrezikon 5 vjet burg: Jerome Boateng del

Mbrojtësi i Olympique Lyons, Jerome Boateng ka dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës në Mynih (Gjermani), që duhet ta gjykojë ish-lojtarin e Bayern për dhunë dhe lëndime të pretenduara në dëm të ish-partneres së tij. Ngjarja bëhet fjalë se ka ndodhur në vitin 2018.

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Gjermanisë u shfaq në kohën e duhur për seancën, me një kostum të errët dhe këmishë të bardhë, i shoqëruar nga avokati i tij, Kai Walden e, në fakt, vendimi për cështjen mund të vijë shumë shpejt.

Sipas shtypit gjerman, ngjarjet ndodhën në një hotel në Maldive, ku Boateng po kalonte pushimet në korrik 2018, menjëherë pas eleminimit të Gjermanisë në raundin e parë të Kupës së Botës në Rusi. Prokurori raportoi në sallën e gjyqit versionin e tij të ngjarjes, sipas të cilit Boateng e ka goditur gruan me sende të forta, duke e plagosur atë në krah, si dhe e ka ofenduar. Dënimi maksimal, nëse akuza provohet, është pesë vjet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI