Flash

E kafshoi në kokë dhe e goditi me grushta: Jerome Boateng duhet ti paguajë të dashurës 1,8 milionë euro

Lapsi.al 9 September 2021
E kafshoi në kokë dhe e goditi me grushta: Jerome Boateng duhet ti

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane Jerome Boateng u dënua për dëmtim trupor ndaj ish-partneres së tij. Gjykata e Mynihut vendosi, kundër kampionit të botës 2014 një dënim monetar prej 1.8 milion euro, domethënë 30 mijë euro në ditë, për 60 ditë.

Prokurori kishte kërkuar një dënim me kusht prej një viti e gjysmë dhe një kompensim monetar prej 1.5 milionë eurosh. Gruaja e akuzoi Boateng se e sulmoi atë në korrik 2018, ndërsa ishin me pushime në ishujt Turks dhe Caicos në Karaibe.

Sipas akuzës, mbrojtësi gjerman e rrahu, e goditi me grushte, e kafshoi në kokë, e hodhi në tokë dhe e ofendoi dhunshëm. Akuzat ishin për fyerje dhe lëndime personale, por gjykata hipotezoi vetëm "një grusht në fytyrë" në vendimin e saj.

Boateng i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ai kurrë nuk e ka rrahur gruan, e shpallur nga prokurori, "viktimë e dhunës në familje". Sidoqoftë, Boateng gjithashtu e konsideroi veten "një viktimë e marrëdhënies së tyre të zakonshme toksike".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI