Flash

Video/ Tirana dominuese në debutim, Skënderbeu u dorëzua me 10 lojtarë përballë Ngo’o: “Do të jemi të papërmbajtshëm”

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ Tirana dominuese në debutim, Skënderbeu u dorëzua me 10

Tirana e nis kampionatin me një fitore 4-2 përballë Skënderbeut, me lojë funksionale e një qendërsulmues vrastar si Ngo’o, dygolësh për anglezin në debutimin e tij në kampionat pas rikthimit: “Jam munduar të sjell një energji të mirë, duhet të zhvillohemi në disa gjëra, të jemi më të përqendruar dhe kompakt me njëri-tjetrin – tha sulmuesi anglez pas ndeshjes -. Në sulm krijuam shumë raste. Nëse i shënojmë këto raste që krijojmë, do të jemi të papërmbajtshëm. Duhet të jemi më të përqendruar.

Me ide të konsoliduara që nga sezoni i kaluar Shehi e Memelli i kushtuan vëmendje ofenivës dhe u përballën ballëhapur duke lejuar një ndeshje zbavitëse për tifozët e të ethshme për pankinat me dy gola në dy minuta. Avantazhi në minutën e 4 i Behiratche, që e nisi titullar me bardheblutë për herë të dytë që kur ka mbërritur në kryeqytet, mori përgjigjen e Jean Victor në të 6, duke vendosur një ekuilibër që mbajti në tonus të dy formacionet, që besuan se mund të merrnin maksimumin.

Teknikët bënë lëvizjet e tyre për ta fituar ndeshjen, por planet e Memellit u prishën nga kartoni i kuq i kapitenit Zguro, që la skuadrën në inferioritet numerik, sapo nisi pjesa e dytë. E atëherë, Tirana dominoi e udhëhequr nga Ngo’o, që në minutën e 59′ kaloi të tijtë në avantazh, pas një asist të Xhixhës. “Jam shumë i foksuar këtë vite dhe është e rëndësishme, ika si kampion dhe dua të jem sërish kampion. Futem në fushë çdo herë dhe luaj me zemër – theksoi Ngo’o -. Kam humbur 10 kile për 5 javë. Po stërvitem shumë mirë për trupin tim. Ishte një situatë shumë e bukur me tifozë, është hera e parë pas shumë kohësh. Ishte shumë e bukur eksperienca e festimit të golit, ata janë të mrekullueshëm”.

Limaj shënoi golin e tretë me një konkluzion préciz nga jashtë zonës i mesfushorit në minutën e 69′, që thyen përfundimisht shpresat e korcarëve për pikë në këtë ndeshje. Dygolëshi i Ngo’o vjen i përpiktë në minutën e 73, duke i kujtuar Tiranës kohët e titullit të fundit, ku protagonist ishte gjiganti anglez. Skënderbeu shënon shumë vonë golin e dytë, në shtesë me Mensah, duke përfituar nga një gafë e Likës, por edhe kjo nuk mund të mjaftonte për ti bërë keq Tiranës. Gjithcka duket mirë për bardheblutë, por ato që duhet të ketë kujdes megjithatë tekniku Orges Shehi janë neglizhencat defensive dhe një fakt i patjetërsueshëm, bardheblutë bënë diferencën vetëm kur korcarët mbetën me 10 lojtarë…

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI