Flash

Dhunohet varri i futbollistit të Lazios, grabiten shalle e kujtime: "Të uroj më të këqijat e botës"

Lapsi.al 11 September 2021
Dhunohet varri i futbollistit të Lazios, grabiten shalle e kujtime:

Akt i rëndë plaçkitjesh ndaj varrit të Daniel Guerinit, një futbollisti i ri i Lazios, i cili vdiq në një aksident rrugor në Romë në mars. Fanellat, shallet dhe kukullat e sjella nga miqtë dhe të afërmit janë zhdukur nga 'shtëpia' e fundit e të riu, në varrezat e Veranos, ku djali është varrosur. E ëma e tij Michela nuk ka mundur ta përmbajë zemërimin e saj: "Për ty, i/e padenjë, uroj gjithë të këqijat e botës".

I fortë e i kuptueshëm, shpërthimi emocional i gruas: "Për ty i/e padenjë, që e lejove vetes të vjedhësh nga varri i Gueros ju uroj të gjitha të këqijat në botë. Një shall, një fanellë dhe një shqiponjë ... Nëse do mi kërkoje t'i blija unë. Kujdes se është dikush që sheh gjithçka ... ".

Në të njëjtën kohë, gruaja u bëri thirrje njerëzve. "Është grabitur varri i djalit tim Daniel. Shallet, fotot dhe shumë kujtime të sjella nga miqtë e djalit tim janë marrë. Bëj një apel që gjithcka të rikthehet".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI