Flash

Ibra e Topi i Artë: "Më mungon? Jo, jam unë që i mungoj atij"

Lapsi.al 11 September 2021
Ibra e Topi i Artë: "Më mungon? Jo, jam unë që i mungoj

Stili mbetet i njëjtë dhe Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend ta ndryshojë atë edhe në moshën 40 vjeçare. I intervistuar nga France Football, revista franceze që organizon dhe jep Topin e Artë çdo vit, tema mund të prekte vetëm një trofe që sulmuesi suedez nuk ka arritur ta fitojë kurrë. Përgjigja është në stilin e plotë të Ibras: "Nëse më mungon? Jo, e kundërta. Jam unë që i mungoj atij".

Pastaj, duke hyrë në detaje, suedezi ka folur edhe për kolegët e tij të cilët, nga ana tjetër, e kanë fituar trofeun prestigjioz në disa raste: “Kur bëhet fjalë për cilësitë individuale, unë nuk kam asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo. Nëse, nga ana tjetër, konsiderojmë trofetë, atëherë po, nuk e fitova kurrë Ligën e Kampionëve... Nuk e di, megjithatë, në bazë të kujt vendoset për dhënien e Topit të Artë, nuk jam i fiksuar pas tij. Kur kolektivi funksionon, individi përfiton prej tij: individi nuk mund të jetë i mirë nëse ekipi nuk është i mirë. Në fund të fundit, unë mendoj se jam më i miri në botë ”. Duke folur për kampionët e mëdhenj të së kaluarës, Ibra shtoi: "Krahasimi me ta është i parëndësishëm sepse të gjithë kanë luajtur në brezin e tyre, me shokë dhe ekipe të ndryshme. Bërja e krahasimeve bëhet e ndërlikuar, secili ka historinë e vet".

Gabimet janë prezente në jetën e cdo futbollit e Ibra nuk ka frikë t'i kujtojë: "Unë bëj çdo ditë. Ashtu si biseda me ty tani... Ne bëjmë gabime çdo ditë dhe kështu bëhesh një person më i mirë, pasi askush nuk është i përsosur. Jami aftë në punën time dhe jam këtu për të ndihmuar. Mundohem të fitoj dhe të bëj një ndryshim në fushë, nuk jam këtu për t'u mbajtur mend nga njerëzit. Jam gati dy metra dhe akoma i fortë sepse stërvitem dhe punoj, jo sepse jam në plazhin e Venecias dhe bëj bodybuilding gjatë gjithë ditës. Mundohem ta përshtas lojën time me karakteristikat dhe moshën time. Nuk jam aq i shpejtë sa kur isha 25 ose 30 vjeç, por bëj çmos ndihmoj ekipin ".

Për keqardhjen se nuk ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve dhe në lidhje me fundin e afërt të karrierës, ai shtoi: "Nëse do ta kisha fituar atë, do të ishte e mrekullueshme, por unë nuk e fitova dhe kjo nuk më bën mua një lojtar më të keq, njësoj si të mos kesh fituar një Kupë Bote. Është më e lehtë të fitosh Kupën e Botës kur je francez sesa suedez ... Sa më shumë të presësh për Ligën e Kampionëve, aq më e këndshme është ta fitosh atë, apo jo? Unë kam ende objektiva dhe dua t'i arrij. Me klube kam fituar gjithcka vec Champions, por nuk ankohem sepse kam bërë më shumë se shumë të tjerë, jam i lumtur. Fundi i karrierës sime? Unë do të doja të zhdukem ... Kur jeton në këtë botë sa kam jetuar, e di se çfarë ke kaluar, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Prandaj, thjesht dua të zhdukem dhe të shijoj jetën".

Ibra në fund i ka dhënë një mesazh edhe Messit e PSG: "Messi? Të gjithë kanë historinë e tyre, unë kam historinë time me PSG. Tani është koha që dikush tjetër të lërë trashëgiminë e tij, historinë e tij të shkruar në gur. Unë shkrova timen: mbërrita si mbret, u largova si legjendë. Askush nuk do të jetë në gjendje të ma marrë, do t'i duhet të lënë një gjurmë tjetër".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI