Flash

Video/ "Nuk e di çfarë ndodhi": Vukicevic pa fjalë pas një ndeshje të çmendur me 8 gola. Vllaznia thyen tabunë

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ "Nuk e di çfarë ndodhi": Vukicevic pa fjalë

“Çfarë ndodhi? Po ta dija do ta thoja, futbolli është i tillë që këto gjëra ndodhin, sot nuk ishte dita jonë”. Me këto fjalë tekniku i kurbinasve Vukicevic komentoi një ndeshje e cmendur, me rikuperime e përmbysje që nuk i lanë minuta paqeje tifozëve të pranishëm e ku u përfshi natyrisht edhe VAR. Bardhezinjtë me Vukicevic në pankinë duhej të tregonin se nuk e kishin ndjerë largimin e Duros, shkodranët se janë më ekspertë në krahasim të një viti më parë. 6 gola në një pjesë lojë e një pjesë e dytë pastaj pa raste, ku shkodranët triumfuan vetëm falë faktit se janë një grup më me eksperiencë. “Ne nuk erdhem këtu të thyejmë rekorde, erdhëm të tregojmë performancë serioze, të jemi sulmues dhe të shënojmë. Ne kemi lojë ofensive , lojë të bukur, patëm disa probleme në aspektin mbrojtës, kjo është shumë keq, por gjithsesi fitorja është fitore”, u shpreh tekniku i Vllaznisë Brdaric.

Video Asisstent Referee i erdhi në ndihmë Cjapit për të akorduar penallti për Hakajn, duke i dhënë mundësinë Latifit të shënonte golin e parë me fanellën e Vllaznisë në kampionat. Bardhezinjtë u tronditën e ndjenë goditjen e pësuan edhe të dytin: në minutën e 25 kundërsulmi i Da Silvas qetësoi Brdaric në pankinë, por jo edhe shumë në fakt, sepse Laçi nuk e humbi sensin e tij ofensiv, duke iu përgjigjur me lojë të hapur shkodranëve, që e pësuan pikërisht kur u mbyllën.

Dygolëshi i Zarubicas u kompletua në vetëm 4 minuta, duke entuziazmuar kurbinasit. Në të parin ndikoi edhe gabimi i mbrojtjes shkodrane, por sulmuesi i ardhur nga Podgorica konfirmoi aftësitë me topin dhe ato intuitive që i lejuan të barazojnë provizorisht, sepse euforia i ndëshkoi shumë shpejt të besuarit e Vukicevic. “Nuk është mirë që ndodhi kjo në javën e parë, nuk është mirë të pësosh 5 gola, por në futboll ndodh. Jemi mirë, klima në skuadër është e mire, kam 20 ditë këtu. Nuk është mirë të pësosh kaq gola, pasi Laçi nuk para pëson kaq gola” tha tekniku.

Ndërsa tentonin përmbysjen, bardhezinjtë i lanë Aralicës hapësirën e një kundërsulmi brilant, që i riktheu avantazhin Vllaznisë, pas vetëm 2 minutash, por që u shua pa u mbyllur pjesa e pare me golin e Lushkjas. Ideja se, nga ky moment, kush do të shënonte i pari do të fitonte ndeshjen, u vërtetua dhe Erdenis Gurishta shënoi golin e katërt vetëm 3 minuta pas rifillimit, duke topitur këmbët e kundërshtarëve, gjë që i shkoi për shtat Vllaznisë për ta mbajtur ritmin të ulët e për të dhënë goditjen finale në minutën e 6 shtesë, kur Kaina Nunjes Da Silva kompletoi shuplakën shkodrane me golin e 3-5 në një fushë ku vitet e fundit kanë patur jetë të vështirë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI