Flash

Video/ Newcastle i përulet Ronaldos: dominojnë skuadrat e Manchester, shkërmoqet Tottenham: ja rezultatet

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ Newcastle i përulet Ronaldos: dominojnë skuadrat e Manchester,

Premier League priste e gjitha debutimin e Cristiano Ronaldos dhe portugezi nuk zhgënjen pritshmëritë me një dygolësh që përuli Newcastle në Old Trafford. Dominon Manchester United në javën e katërt të Premier League, edhe falë dy golave të beniaminit të rikthyer në shtëpi. Portugezi shënoi një dygolësh (47 'dhe 62') në suksesin 4-1 të Djajve të Kuq kundër Neëcastle në Old Trafford, me Bruno Fernandes (80 ') dhe Lingard (92 ') që përfunduan festën.

Edhe skuadra tjetër e Manchester, City fitoi gjithashtu, duke mposhtur Leicester falë golit të Bernardo Silva (62’), ndërsa Tottenham u shemb, i mundur 3-0 nga Crystal Palace. Fitore e rëndësishme e Arsenal, që më në fund zhbllokohet, duke mundur 1-0 Norwich.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Crystal Palace 3 – 0 Tottenham Hotspur

Arsenal 1 – 0 Norwich City

Brentford 0 – 1 Brighton & Hove Albion

Leicester City 0 – 1 Manchester City

Manchester United 4 – 1 Newcastle United

Southampton 0 – 0 West Ham United

Watford 0 – 2 Wolverhampton Wanderers

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI