Flash

Video/ Protestë femërore kundër CR7, mbi stadium një avion me parullën: "I besoj Kathryn Mayorga"

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ Protestë femërore kundër CR7, mbi stadium një avion

Nuk pati vetëm gola dhe lavdi në kthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Grupi feminist "Level Up" është futur në veprim në premierën e CR7 në Teatrin e Ëndrrave, duke dashur t'i kujtojë të gjithëve akuzat për përdhunim, kundër portugezit, të bëra nga ish-modelja amerikane Kathryn Mayorga. Parrulla "Unë i besoj Kathryn Mayorgas" fluturoi mbi qiellin e Mançesterit gjatë ndeshjes midis United dhe Neëcastle (që përfundoi me rezultatin 4-1 me një dygolësh të Ronaldos), duke marrë skenën dhe vëmendjen e opinionit publik.

Ngjarjet datojnë 12 vjet më parë, kur Kathryn Mayorga denoncoi një sulm seksual nga Cristiano Ronaldo në një hotel në Las Vegas. Kampioni portugez nuk e mohoi kurrë marrëdhënien seksuale që kishte patur me vajzën, megjithatë mohoi çdo akuzë për dhunë të çdo lloji. Në vitin 2010, modelja kishte rënë dakord të nënshkruante një marrëveshje prej 300 mijë eurosh me lojtarin, në mënyrë që të mos e çonte çështjen në gjykatë. Tre vjet më parë, megjithatë, ish-modelja ishte kthyer në sulm, duke pretenduar se në kohën e akordit ajo ishte "e paaftë mendërisht" për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen me qartësi. Prandaj, në prill, ajo kishte bërë një kërkesë për dëmshpërblim ndaj portugezit prej 62 milionë eurosh (65 milionë duke marrë parasysh shpenzimet e gjykatës).

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI