Flash

Video/ Katastrofë e Juventus, i dhurojnë tre pikët Napolit: Szczesny e Kean e çojnë Allegrin -8 nga kreu

Lapsi.al 11 September 2021
Video/ Katastrofë e Juventus, i dhurojnë tre pikët Napolit:

Në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, Napoli mposhti 2-1 Juventus me përmbysje dhe e dërgon -8 nga kreu. Në stadiumin Maradona bardhezinjtë kaluan në avantazh me Morata, që shfrytëzoi një gabim të Manolas e mposhti Ospina (10'), por u dënuan nga një tjetër gabim i Szczesny në minutën e 57: portieri nuk priti dot një goditje të Insigne duke i dhënë mundësinë Politanos të barazojë. Në të 85' numri 1 polak evitoi autogolin e Kean, por nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar Koulibaly ta shtynte topin në rrjetë.

Juventus del i mundur 2-1 nga Maradona, pasi kaloi në avantazh në minutën e 10' me Moratan: përmbysja e dytë e pësuar nga bardhezinjtë që nga fillimi i kampionatit, por këtë herë skuadra e Allegrit i lë kundërshtarit edhe tre pikët. E falenderon Napoli, që me Politanon shfrytëzoi një gabim të Szczesny (i dyti pas atij në Udine) e me Koulibaly një neglizhencë të pabesueshme të Kean.

Allegri vuajti mbi të gjitha mungesat e lojtarëve amerikano-jugor me Dybala, Bentancur, Cuadrado, Danilo e Alex Sandro, të padiponueshëm e listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar nga Arthur tek Chiesa. Sukses i rëndësishëm për Spallettin, që bëhet kështu trajneri i dytë në historinë e Napolit, pas Benitez, që fiton tre ndeshjet e para të kampionatit radhazi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI