Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Gafat e Szczęsny fundosin Juventus, Allegri kërkon ta mbrojë: "Është një portier i madh"

Lapsi.al 12 September 2021
Gafat e Szczęsny fundosin Juventus, Allegri kërkon ta mbrojë:

Kështu nuk e priste askush. Një pikë nga 9 të mundshme. Një skuadër që nuk njihet, pa pika referimi dhe me Ligën e Kampionëve që mbërrin në momentin më delikat të sezonit. Të martën, në Allianz col Malmoe, do të jetë e vështirë, sepse i tillë është Juventusi i sotëm, me pak kokë e po aq forcë. Pa uri dhe pa kampionë. Nuk kafshon dhe nuk reagon.

Kundër Napolit, bardhezinjtë (pa amerikano-jugorët) treguan të gjithë kufijtë e tyre dhe, përtej kësaj, të fjalëve të Allegrit: të dy golat janë sigurisht episode fatkeqe, por ato vijnë nga një kondicion që nuk ekziston, pavarësisht se tekniku dëshiron ti dalë në mbrojtje Szczesny, autor i dy gafave skandaloze në tre ndeshje: "Priti pak e asgjë, është një portier i madh e titullari i Juves. Erdhi ai top që i shpëtoi nga dora, por të martën do të jetë akoma në portë e do të bëjë mirë".

Rënia e individëve (me fantazmën e Cristiano Ronaldos i cili në vend të kësaj shënoi menjëherë një dygolësh në Old Trafford) është një shenjë e mëtejshme se pjesët nuk janë aspak në vendin e duhur. De Ligt në stol, me Juven dhe me ekipin e tij kombëtar. Szczęsny nuk bind dhe është një valë e gjatë që gjithashtu e tërheq që nga ekipi kombëtar. Tifozët thërrasin Perin, por ndoshta më shumë nga dëshpërimi se për ndonjë gjë tjetër.

Pjesa tjetër e dramës së Juventusit në "Maradona" përmbahet në statistika. Ato thonë se zotërimi i topit 68% është i Napolit, 25 goditje ndaj 8 në favor të të besuarve të Spallettit dhe 13 me 1 goditjet nga këndi. Në kënd, pikërisht aty ku ka përfunduar ky Juventus.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI