Flash

Video/ Shënon në transfertë e feston tek tifozët e gabuar: gotat e birrës fluturojnë mbi Haaland

Lapsi.al 12 September 2021
Video/ Shënon në transfertë e feston tek tifozët e gabuar:
Erling Haaland është një nga lojtarët që po impresionon më shumë dhe që pëlqehet nga shumë klube e tifozë, që do ta donin në skuadrën e tyre, por natyrisht jo prej atyre që e kanë kundërshtarë e të cilëve sapo i ka shënuar gol, dy për më tepër. Në përballjen ndaj Bayer Leverkusen, triumfi i Dortmund 3-4 erdhi falë performancës brilante të norvegjezit, që në minutën e 77 realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm se sulmuesi festoi në anën e gabuar të tifozerisë, aty ku ishin ata të Leverkusen, që fluturuan mbi të një mori gotash me birrë. Haaland e mori me sportivitet, madje mori në fushë një nga gotat me birrë të hedhura nga tifozët, duke bërë sikur piu, ashtu si kishte bërë edhe Declan Rice, pas golit të Stërling ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI