Flash

“Barcelona është peng i Real, ja përse u largua Messi”: deklaratat e Tebas trondisin futbollin në Spanjë

Lapsi.al 12 September 2021
“Barcelona është peng i Real, ja përse u largua

“Madridi ka marrë peng Barcelonën”. Titulli me efekt i ofrohet gazetës sportive katalanase Sport nga presidenti i La Liga, Javier Tebas. Një njeri i mësuar të thotë atë që mendon me rregullsi ekstreme. Tebas shpjegon dhe motivon fjalët e tij, duke nisur nga lamtumira e Messit, Super League dhe mos respektimi i ofertës ekonomike të garantuar për klubet e La Liga nga Fondi CVC.

Të gjitha të destinuara të bëjnë zhurmë, nga pyetja nëse lamtumira e Messit mund të ishte shmangur. Përgjigja ishte një "Po" e thatë e shoqëruar me shpjegimin si. “Ai nuk u largua për një problem ekonomik, e di me siguri. Nëse Laporta i kishte shtrënguar dorën Messit (duke supozuar se marrëveshja për rinovimin ishte arritur) ishte sepse ai kishte pranuar ofertën e CVC prej më shumë se një muaj. Për më shumë se një muaj Laporta ka qenë në favor të marrëveshjes. Kjo është arsyeja pse ai tha se gjërat në temën e rinovimit të Messit po shkonin mirë. Ai madje më telefonoi dy herë për të shpejtuar mbylljen e akordit me Cvc sepse Messi po nervozohej. Klubi ishte dakord me projektin CVC për javë të tëra, pastaj në 72 orët e fundit gjithçka u shemb. Ishte një vendim i lidhur me ndikimin e Ferran Reverter (CEO i Barças) ndaj Laportas dhe bashkëpunëtorëve të tij, dhe besoj se e gjithë kjo është e lidhur me temën e Super League dhe strategjinë që po ndjek Madridi".

"Megjithëse Reverter është një profesionist i madh ekonomik në botën e logjistikës - vazhdon Tebas - nuk mendoj se ai ishte i përgatitur të marrë, në vetëm 3 muaj punë në Barcelonë, vendime me rëndësi kapitale për të ardhmen ekonomike dhe politike të entitetit blugrana". Refuzimi i Barçës ndaj CVC lidhet me 'po' për Super League: " Ishte një vendim që mund të dëmtojë shumë Barcelonën. Mbaj mend që kanë mbetur tre ekipe në Super League dhe se 39 nga 42 klube në La Liga kanë pranuar marrëveshjen me CVC, a janë të gjithë të çmendur? Kam ndjenjën se Barça është viktimë e një rrëmbimi psikologjik nga Florentino dhe i madridizmi, se ata janë viktima të një kompleksi inferioriteti. Ishin që me Bartomeun, dhe vazhdon edhe me Laportan”.

Pyetjes nëse Florentino mban peng Joan Laporta, ai i është përgjigjur me delikatesë: “Ajo që besoj është se Florentino është një person shumë inteligjent dhe se menaxheri i tij i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është personi më empatik në futbollin evropian. Dhe e gjithë kjo magjepsje, e gjithë kjo ndjeshmëri ka ndikimin e tyre tek një person që nuk ka qenë në botën e futbollit prej 10 vjetësh (Laporta). Arritëm në ekstremin që në një drekë të organizuar për Trofeun Gamper (mes Barçës dhe Juventusit, kështu që mes Laportas dhe Andrea Agnellit) ishte Florentino! Kush mund ta imagjinonte një gjë të tillë? Nuk po them që Laporta dhe Florentino nuk mund të kenë marrëdhënie, por Barcelona u pajtua me temën e CVC derisa Madridi tha jo".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI