Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Inter rikuperohet dy herë nga Sampdoria: Inzaghi humb vendin e parë

Lapsi.al 12 September 2021
Video/ Inter rikuperohet dy herë nga Sampdoria: Inzaghi humb vendin e

Përfundon në barazim ndeshja në Xhenova mes Sampdorias dhe Interit (2-2). Në avantazh me një goditje dënimi të Dimarcos, zikaltrit lejuan rikuperimin e dorianëve pas gjysmë ore të pjesës së parë nga Yoshida, me fat në devijimin e Dzekos. Në fund të pjesës së parë, skuadra e Inzaghit gjeti golin e avantazhit të dytë me Lautaro Martinez, por një kryevepër e Augellos në fillimin e pjesës së dytë kompletoi rikthimin e dytë të Sampdorias.

Golat, veprimet e bukura, gabimet dhe rastet e humbura karakterizuan një Sampdoria-Inter, që ofroi shumë emocione, por bëri më të lumtur vendasit, të cilët gjetën golat e parë në kampionat. Një Inter shumë i brishtë, nga ana tjetër, rikuperohet dy herë, humbet pikët e para dhe, duke pritur Milan-Lazio dhe Roma-Sassuolo, humbet vendin e parë, duke përfunduar në -2 nga Napoli.

Katër gola, të gjithë me të majtën, tre prej të cilëve ishin të mrekullueshëm: Dimarco, Lautaro, Augello. Barazimin e parë e firmosi Yoshida, falë një devijimi vendimtar të Dzekos. Inzaghi gjithashtu duhet të jetë pak i shqetësuar për nervozizmin dhe dëmtimin e Dimarcos dhe (për të zakonshmin, fatkeqësisht) të Sensit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI