Flash

Video/ Kukësi kthen Egnatian me këmbë në tokë: Longo debuton me fitore në Superiore

Lapsi.al 12 September 2021
Video/ Kukësi kthen Egnatian me këmbë në tokë: Longo

Fitore në debutim për Kukësin e italianit Longo, që shkon të fitojë 1-3 në Rrogozhinë përballë Egnatias. Nuk i bën punë stadiumi i rikonstruktuar të besuarve të Gugash Maganit, që vetëm mundën të futeshin momentalisht në lojë me Telushin, por pa mundur të përballonin një kundërshtar që u shfaq i konsoliduar.

Kështu, Kukësi debuton me rezultatin 1-3 në sfidën ndaj Egnatias, në një ndeshje të luftuar, duke treguar se është në gjendje të lërë pas sezonin e kaluar për tu harruar. Skuadra e Longos funksionon, në qarkullim e vertikalizim, duke furnizuar Dacin me topa të vlefshëm, që sulmuesi i shfrytëzoi në minutën e 22’, kur përfitoi nga gabimi i mbrojtësve rrogozhinas duke realizuar golin e parë.

Tronditja që pësuan vendasit ishte e kuptueshme, por jo aq sa të tregoheshin aq xhentil sa të lejonin 20 pasime radhazi të kuksianëve, që cuan në golin e dytë të Peposhit në fundin e pjesës së parë. Një avantazh prej dy golash që mbajti të qetë Longon për pjesën e dytë, në të cilën mund të administronte rezultatin, duke përdorur kundërsulmin.

Egnatia e rriti presionin, në tentative për të rihapur lojën, por goditja e Bruno Telushit përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa Krasniqi ishte i pafat në konkluzion, duke goditur shtyllën. E megjithatë, rrogozhinasit ngushtuan diferencën në fundin e lojës, me një “silurë” të Telushit, që befasoi portierin Tafas. U duk sikur do të mbyllej gjithcka aty, por Milunovic realizoi edhe golin e tretë për t’i dhënë tre pikët e para Kukësit që në javën e parë të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI