Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Longo me filozofinë e Guardiolës: "Të kontrollojmë topin është stili ynë"

Lapsi.al 12 September 2021
Longo me filozofinë e Guardiolës: "Të kontrollojmë

Kukësi është imponuar në ndeshjen e parë, duke siguruar një fitore tepër të rëndësishme për besimin mbi të gjitha dhe tekniku italian Longo është në krahët e entuziazmit: "E prisja nga ekipi sepse kemi punuar mirë për dy muaj. Në çdo stërvitje bëjmë maksimumin dhe ndiejmë entuaziazëm. Kur stërvitesh fort bën atë që duhet në fushë". Italiani kërkon nga skuadra të bëjë lojën, duke u frymëzuar nga ato skuadra që imponohen ndaj kundërshtarit: "Të kontrollojmë topin është stili jonë, kam lojtarë që mund ta bëjnë".

"Ndoshta për Shqipërinë është diçka ndryshe - vazhdoi Longo -, por ne e shijojmë këtë lloj loje sepse e pëlqejmë. I kam parë të gjitha ndeshjet, i kam përgatitur sfidat duke parë dhe miqësoret e Egnatias. Superiorja është një nivel i lartë i kampionatit nuk e prisja, dhe është një vizion ndryshe të futbollit. Kam parë një organizim shumë të mirë dhe duhet të përgatitemi për nivelet e larta.”, përfundoi tekniku italian.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI