Flash

El Shaarawy shpëton Mourinhon në shtesë: Sassuolo dorëzohet pas një super goli

Lapsi.al 12 September 2021
El Shaarawy shpëton Mourinhon në shtesë: Sassuolo dorëzohet

Roma vazhdon rrugën e suksesit në Serie A. Në javën e tretë të kampionatit, skuadra e Mourinhos mposht Sassuolo 2-1 dhe mbetet me pikë të plota në krye të renditjes së bashku me Napolin dhe Milanin. Në Olimpico, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me Cristante (37'), pastaj Djuricic (57') barazoi rezultatin. Në kohën shtesë El Shaarawy vendosi ndeshjen me një perlë në minutën e 91', pas shtyllave të goditura nga Abraham e Traore dhe pritjeve të shumta nga Rui Patricio dhe Consiglio.

Përfundon 2-1 mes Romës dhe Sassuolos pas një loje plot emocione dhe raste, veçanërisht në pjesën e dytë. Roma kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Pellegrini me një veprim inteligjent, në një goditje dënimi, gjeti Cristanten, perfekte në inserim. Në pjesën e dytë, barazoi rezultatin Djuricic, një nga më të mirët në fushë, i shërbyer nga një asist brilant i Berardit. Loja u ndez pikërisht aty, me dy skuadrat që kërkonin fitoren: Pellegrini, autor i një ndeshje të madhe, impenjoi Consiglin, ndërsa me topin të rikthyer Abrahami gaboi duke goditur shtyllën.

Sassuolo është shumë i rrezikshëm në tre raste, por Rui Patricio është i mrekullueshëm në shmangien e dy golave praktikisht të bërë, fillimisht ndaj Berardit, pastaj ndaj Bogas. Një tjetër emocion e provokon Traore, i cili goditi shtyllën sapo hyri në fushë, por në fakt gjithcka ndodh në kohën shtesë: El Shaarawy shënoi me një goditje të shkëlqyer në shtyllën e largët, pastaj Scamacca gjeti një gol të mrekullueshëm, por veprimi i tij u anullua nga një offside i dukshëm në nisje të aksionit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI