Flash

Teuta 'gol' skeptikëve: ja çfarë tregoi fitorja me Partizanin

Lapsi.al 14 September 2021
Teuta 'gol' skeptikëve: ja çfarë tregoi fitorja me

Kampionë, por të gjykuar, rrethuar me skepticizëm gjatë gjithë fushatës së tyre post-titull, ndoshta edhe për shkak të disfatës së menjëhershme në Champions. Teuta mbajti mbi shpatulla gjithë kritikat e dyshimet e tifozëve dhe jo vetëm, skuadra durrësake, për shumë, nuk ishte ajo më e mira dhe kjo konsideratë u forcua deri në bërjen bezdi, që detyronte Martinin në cdo dalje të përsëriste se skuadra e tij e meritonte titullin.

E megjithatë duheshin dy daljet e para sezonale për ti legjitimuar gjithcka. Ndoshta një lloj rregullatori universal i solli në rrugë pikërisht dy rivalët më të fortë të sezonit të kaluar, me të cilët luftoi deri në javën e fundit: rezultati? Fitore tronditëse në Superkupë, 0-3 me Vllazninë dhe 1-0 në debutimin në kampionat kundër Partizanit. Shkodranët mbeten pa alibi, pasi humbën trofeun e parë sezonal në fund të gushtit, ndërsa të kuqtë u detyruan të pranojnë superioritetin e kampionëve në fuqi, në një ndeshje që bregdetarët e luajtën me intensitetin dhe kujdesin e duhur. Mjafton kaq për të kuptuar se Teuta do të jetë edhe këtë vit skuadra për tu mundur.

Martini ka kthyer murin difensiv: asnjë gol i pësuar në dy sfidat e para, krejt ndryshe nga përfaqësimi në Europë. E po të mendosh që nga mbyllja e kampionatit të kaluar ka kaluar pak kohë e se ndryshimet në organika nuk kanë prishur objektivat primare të Teutës, por edhe Vllaznisë e Partizanit, mbetet vetëm konstatimi se durrsakët e kanë nisur kampionatin si kampionë të vërtetë e madje më të motivuar e përgatitur se kundërshtarët direktë: dy nga të cilët e kanë provuar tashmë forcën e tyre…

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI