Flash

“Sot është një ditë e trishtë": lamtumira e fundit për Ylli Mihalin, dëshpëroi futbollin shqiptar

Lapsi.al 14 September 2021
“Sot është një ditë e trishtë": lamtumira e

“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar". Me këto fjalë, presideti i FSHF-së Armand Duka, shprehu ngushëllimet për familjen e fizioterapistit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali, që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 13 shtator. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi homazhet në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” në nderim të 55 vjecarit, që u përcoll ditën e sotme me nderime për në banesën e fundit.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, familjarë, shokë, miq e dhjetëra anëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët shprehën ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Ylli Mihalit: "Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar. Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet Kombëtare. Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë" tha Duka.

Ylli Mihali u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55 vjeçare. Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi Kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i shprehin edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve të pafund të Yllit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI