Flash

Video/ Barcelona e tulatur, Bayern padron në Kamp Now: fitorja e parë sezonale e Juventus, ja rezultatet

Lapsi.al 14 September 2021
Video/ Barcelona e tulatur, Bayern padron në Kamp Now: fitorja e parë

Mbrëmje e madhe e rikthimit të Champions me gola e surpriza, ku natyrisht nuk mungojnë konfirmimet. Bayern Mynih dhe Chelsea e nisin me fitore aventurën europiane, bavarezët me diktatin e vendosur në Kam Nou përballë Barcelonës e kampionët në fuqi të Europës me një gol të Lukakut në Stamforc Bridge që shtrin në tapet Zenitin. Fitorja e parë sezonale e Juventus të Allegrit, që në Europë e nis me 0-3 ndaj Malmoe, ndërsa 4 nga tetë ndeshjet janë ndarë në barazim.

GRUPI E

Nuk pati befasi e madje as histori sfida në Kamp Nou mes Barcelonës e Bayern Mynih. Skuadra e Koeman nuk ka përballuar dot forcën e bavarezëve, që kanë dominuar krejt statistikat me një 0-3 që i pushtetin e grupit të besuarve të Nagelsmann. Muller hapi serinë e golave në pjesën e parë, me një devijim fatkeq të Garcias, ndërsa më pas dygolëshi i Lewandowski mbylli llogaritë. Koeman duhet të jetë i kënaqur, të paktën 2-8 e Lisbonës nuk u përsërit. Për fatin e teknikut hollandez sfida tjetër e grupit, ajo mes Dinamo Kiev e Benfikës përfundoi në barazim 0-0.

GRUPI F

Tronditet keq Manchester United, që debuton me humbje në Bernë kundër Young Boys, pavarësisht një Cristiano Ronaldo të pandalshëm, që shënoi golin e tretë në dy ndeshje për Djajtë e Kuq. Skuadra e Solskjaer mbeti me 10 lojtar në minutën e 35, pas kartonit të kuq të Wan-Bissaka dhe zviceranët përmbysën rezultatin duke marrë tre pikë qe ngjajnë shumë me kualifikimin, duke parë se dy skuadrat e tjetra të grupit Villareal e Atalanta barazuan 2-2. Bergamaskët nuk po arrijnë të jenë ajo skuadra magjike e sezonit të kaluar dhe shfaqën të njëjtat defekte si në Serie A. Pas avantazhit të Freuler, spanjollët përmbysën gjithcka me Trigueros (39) e Danjuma (73). Ekuilibrat i riktheu Gosens 7 minuta nga fundi, ndërsa nuk ndikoi kartoni i kuq i Coquelin, që i la spanjollët me 10 lojtarë.

GRUPI G

Ishte menduar tepër i ekuilibruar e rezulton praktikisht i tillë. Dy barazime në të dy ndeshjet e Grupit G, me Sevilla e Lille që kanë shpenzuar një ndeshje në shtëpi që mund ti kushtojë në objektivin kualifikim. Andaluzianët u ndalën 1-1 me Salzburg në rekordin epenalltive në Champions, katër në një pjesë lojë, nga të cilët u shënuar vetëm dy: Susic e Rakitic. Me 10 lojtarë nga minuta e 50 për kartonin e dytë të verdhë të Youssef En-Nesyri, spanjollët menduan vetëm të mos humbisnin. Të njëjtën gjë bëri edhe Wolsfburg kundër Lille, kur gjermanët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 63 kur doli nga fusha John Anthony Brooks. Francezët më parë kishin humbur edhe një penallti me David tre minuta pas rifillimit.

GRUPI H

Chelsea e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore minimale kundër Zenit. Në Stamford Bridge vendosi goli i Lukakut në pjesën e dytë, pas një asist të Azpilicueta. Gjithësesi skuadra e Tuchel duhet të pranojë vendin e dytë, sepse Juventus në Malmoe ka marrë fitoren e parë me Allegrin, duke shkatërruar 0-3 kundërshtarin suedez. Alex Sandro hapi serinë e golave në minutën e 23, ndërsa në fundin e pjesës së parë për Malmoe u bë rezultati i pakthyeshëm. Dybala me penallti (e fituar nga Morata) e pikërisht sulmuesi spanjoll shënuan dy herë në dy minuta për të vendosur rezultatin, përpara se skuadrat të shkonin në pushim.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

Barcelona 0 - 3 Bayern Munich

Dynamo Kyiv 0 - 0 Benfica

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Young Boys 2 - 1 Manchester United

Villarreal 2 - 2 Atalanta

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

Sevilla 1 - 1 FC Salzburg

Lille 0 - 0 Wolfsburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Chelsea 1 - 0 Zenit St. Petersburg

Malmoe FF 0 - 3 Juventus

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI