Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Manchester United shembet në Zvicër, Ronaldon e tradhëton Bissaka: rekord penalltish në Sevilla

Lapsi.al 14 September 2021
Video/ Manchester United shembet në Zvicër, Ronaldon e tradhëton
Ka nisur me një humbje të shëmtuar rrugëtimi i Manchester United në Ligën e Kampionëve: Djajtë e Kuq humbën 2-1 në Bernë kundër Young Boys. Ronaldo shënoi në minutën e 13, por pastaj për Solskjare i komplikoi gjërat kartoni i kuq i Wan-Bissaka (35’). Zviceranët morën zemër dhe përmbysën rezultatin me Noumi Ngamaleu (66’) dhe Siebatcheu (95 ’). Në ndeshjen tjetër, Sevilla-Salzburg përfundon 1-1 dhe vendoset me një rekord penalltish: Rakitic (42') iu përgjigj Sucic (21'), me austriakët që humbasin dy penallti të tjera. Solskjaer pas një fillimi impresionues në Premier League ishte i bindur në forcën e skuadrës së tij, kur vizitoi sonte Zvicrën për tu ndeshur me Young Boys. E kur Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë në dy ndeshje me Djajtë që në minutën e 13 u duk vërtetë se United nuk do të kishte rivalë. I gjithë avantazhi i anglezëve, me rekordmenin Ronaldo, u shkatërrua nga një gabim i Wan-Bissaka që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë United me 10 lojtarë. Manchester u shpërbë vetëm në pjesën e dytë, kur zviceranët përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Siebatcheu, që shënoi golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi anglezëve. Një humbje dramatike për United, që sic duket nuk e ka tokën zvicerane me fat, duke qenë se ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura aty. Rekord penalltish në Ramon Sanchez, me 4 goditje nga pika e bardhë të akorduar për herë të parë në një ndeshje të Champions e madje, vetëm në një pjesë loje. Sevilla e Salzburg u ndanë në barazim 1-1, por austriakët humbën dy penallti, në minutën e 13 me Adeyemi dhe në të 37 me Sucic. Mesfushori kishte shënuar më parë në minutën e 21, po nga pika e bardhë golin e avantazhit për Salzburg, por barazoi Rakitic, po me penallti, në minutën e 42.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI