Flash

"Martinin e kam mik kur nuk është trajner": presidenti Xhaferri ndez sfidën me Teutën

Lapsi.al 15 September 2021
"Martinin e kam mik kur nuk është trajner": presidenti

Një fitore e rëndësishme në debutimin në kampionat ka rikthyer entuzazmin në Shkodër, që tani e shohin me bindje skuadrën e tyre mes pretendentëve. Një opinion që u trondit në fakt me disfatën në Superkupën e Shqipërisë përballë Teutës. Ajo 0-3 me të cilën u imponuan durrësakët la shije të hidhur, të fshirë nga një prezantim force në Laç që i ka bërë shkodranët të duken një formacion krejt tjetër pikërisht në vigjilje të përplasjes, tashmë në kampionat, me Teutën. Rivaliteti mes dy formacioneve është rritur edhe më shumë nga fakti se në pankinën e bregdetarëve është një shkodran si Edi Martini, që deri tani ka ditur ti shkaktojë dëme skuadrës së vendlindjes.

Presidenti Alban Xhaferri shpreson që këtë herë të jetë ndryshe e i ka kujtuar mikut të tij, se në fushë janë kundërshtarë: "Martinin e kam mik dhe kam respekt për të, por kur vjen si trajner i Teutës në Shkodër është kundërshtar dhe dua ta mund. Ai i ka dhënë atyre një lojë që na ka krijuar probleme, por dimë tani si ta përballojmë dhe në këtë ndeshje shpresojmë ti japim përgjigjet në fushë".

Vllaznia e Teuta do të sfidohen në Loro Borici në javën e dytë të kampionatit dhe vijnë të dyja nga një fitore e rëndësishme, kundër skuadrave që konsiderohen rivalë direktë. Durrsakët kaluan Partizanin 1-0, ndërsa kuqeblutë erdhën nga transferta kurbinase me një 3-5 premtuese…

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI