Flash

Paradoksi i rrjeteve sociale: lamtumira e CR7 ngjit Juventus në krye të klasifikimit

Lapsi.al 15 September 2021
Paradoksi i rrjeteve sociale: lamtumira e CR7 ngjit Juventus në krye

Renditja e përpiluar nga Primaonline, në bashkëpunim me Sensemakers, për ekipet më aktive të futbollit italian në rrjetet sociale, ka parë Juventusintë marrë vendin e parë të muajit gusht me 65.1 milionë ndërveprime në katër platformat kryesore dhe me 46 milionë shikime video në Facebook dhe Youtube. Lajmi për transferimin e Ronaldos te Manchester United padyshim shpërtheu komentet e tifozëve të Juventusit. Në vendin e dytë është pozicionuar Milan me 22.4 milionë ndërveprime dhe 11.8 milionë shikime video, duke arritur kështu sidoqoftë dukshëm larg bardhezinjve. Kuqezinjtë, megjithatë, kanë lënë pas Interin (me 19.3 milionë) për sa i përket numrit të ndërveprimeve, por humbën derbin e shikimeve të videove (12.3 milionë me 11.8 milionë).

Roma, falë ardhjes së Mourinhos dhe fuqisë së tij të padiskutueshme në media, është në vendin e katërt në total për ndërveprimet (7.8 milionë), dhe e dyta për videovieës (12.3 milionë). Verdhekuqtë janë pozicionuar përpara Napolit dhe kombëtares italiane, e cila ra në vendin e gjashtë pas lulëzimit të pashmangshëm në korrik, për shkak të fitores në kampionatin evropian. Pjesa tjetër e renditjes sheh pastaj Lazion, të ndjekur nga Fiorentina, Atalanta dhe Cagliari në 10 pozicionet e para. Kapërcimi më i madh është ai i Bolonjës, në vendin e katërmbëdhjetë, falë ardhjes së Arnautovic.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI