Flash

Pique, i dorëzuar pas humbjes me Bayern: "Tani, jemi këta..."

Lapsi.al 15 September 2021
Pique, i dorëzuar pas humbjes me Bayern: "Tani, jemi

Humbja përballë Bayern Mynih e ka demoralizuar keq Gerard Piqué. Sikur të mos mjaftonte disfata e rëndë (3-0), e pësuar mbrëmë në shtëpi, në debutimin e Ligës së Kampionëve, katalanasit e përfunduan takimin, për herë të parë në dekadën e fundit, pa asnjë goditje në portë. "Rezultati është i rëndë, veçanërisht sepse luajtëm në shtëpi. Megjithatë, nëse analizojmë lojën, në pjesën e parë i qëndruam përballë Bayernit, i cili kaloi në avantazh vetëm falë një devijimi. Dyfishimi na dëmtoi keq, pastaj përfunduam me pesë tetëmbëdhjetë vjeçarë në fushë dhe prapë e provuam. Tani jemi këta, shpresoj që disa lojtarë të kthehen. Është një vit i komplikuar. Bayern ishte superior ndaj nesh, por ne mund të ngrihemi në këmbë, veçanërisht me kthimet e Ansu Fati dhe Agueros", tha qendërmbrojtësi.

"Për momentin ne nuk jemi ndër favoritët, por asgjë nuk ndryshon - vazhdoi Pique -. Ndonjëherë kemi qenë të tillë dhe kemi dështuar. Sezonin e kaluar Chelsea nuk ishte favorit dhe më pas fitoi turneun. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime: ne jemi Barça. Do ta shohim në fund të sezonit”, përfundoi i trishtuar mbrojtësi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI