Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ 'Monstra' Nassar, i dënuar me 176 vjet burg, u sulmua në gjyq nga babai i tre prej viktimave

Lapsi.al 15 September 2021
Video/ 'Monstra' Nassar, i dënuar me 176 vjet burg, u sulmua
Gjatë seancës për gjyqin kundër Larry Nassar, ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës artistike, tashmë i dënuar me burg për abuzim me dhjetëra sportiste të reja, ndodhi një incident i rëndë. Babai i tre vajzave që ishin viktima të mjekut, pasi i kërkoi gjyqtarit të lihej vetëm me të pandehurin në një dhomë për disa minuta, papritmas u vërsul drejt tavolinës pas së cilës Nassar ishte ulur me avokatin e tij. Agjentët e gjykatës ndërhynë menjëherë dhe e bllokuan e më pas e arrestuan. Nassar po pret në këto orë të dijë masën e dënimit të tij: ai rrezikon deri në 176 vjet burg. https://www.youtube.com/watch?v=QXaMyP_RelU Dhe sot, në mëngjes në Uashington, Simone Biles u paraqit në seancën e saj para Komisionit Drejtësia e Senatit mbi neglizhencën e FBI-së në Indianapolis në hetimin e akuzave për abuzim seksual kundër Larry Nassar. Ish-mjeku i kombëtares së gjimnastikës amerikane u dënua me 176 vjet burg për ngacmim seksual të rreth 500 gjimnasteve, përfshirë Biles. Kampionia, e cili gjithashtu mori pjesë në Met Gala në Nju Jork të hënën, drejtoi gishtin nga një sistem që "lejoi për ca kohë dhe pastaj ktheu shpinën në krahun tjetër", abuzimet që kanë shkatërruar jetën e qindra vajzave, kampione e jo. Simone Biles qau, e paaftë për të konkurruar përvec Lojërave të Tokios, për shkak të stresit të pësuar gjatë viteve. Ajo qau, duke akuzuar federatën amerikane si të paaftë për të ndërprerë një zinxhir tmerri, që përfshinte gjithashtu shumë medaliste si Mckayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman, akuzuesja e madhe e monstrës Nassar. "Cili është qëllimi i raportimit të abuzimit nëse agjentët e FBI nuk veprojnë? - tha Raisman, të cilës i bëri jehonë Simone Biles: "Duhet të ketë një mesazh të rëndësishëm, i cili është se nëse lejoni një abuzues të dëmtojë të miturit, pasojat do të jenë të menjëhershme dhe shumë e rëndë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI