Flash

Humbja në Champions kushton për Solskjaer: Manchester United shënjestron dy trajnerë pa pankinë

Lapsi.al 16 September 2021
Humbja në Champions kushton për Solskjaer: Manchester United

Humbja e bujshme e Manchester United kundër Young Boys, pavarësisht golit të Cristiano Ronaldos, mund t’i kushtojë pankinën Ole Gunnar Solskjaer. Sipas shtypit anglez, tekniku norvegjez rrezikon të shkarkohet, nëse nuk arrin t'i japë kthesë këtij fillimi zhgënjyes në Ligën e Kampionëve. Për norvegjezin nuk ka më kohë, sepse me një merkato ku kanë mbërritur në Old Trafford lojtarë si Varane e CR7, pritshmëritë kanë shkuar në majë.

Për më tepër, Young Boys nuk ishte një skuadër ku anglezët mund të parashikonin rezultat tjetër vec fitores. Fakti që me avantazhin 1-0, kur mbeti me 10 lojtarë, United u shpërbë duke lejuar përmbysjen e zviceranëve, tregon një mangësi menaxhimi të ish-sulmuesit. Në anën tjetër, impakti në skuadër i Ronaldos është monumental: tre gola në dy ndeshje me Djajtë e Kuq. E një situatë e tillë nuk mund të kapërcehet.

Sipas Daily Express, janë dy kandidatë që United do të vlerësonte për të zëvendësuar norvegjezin: Antonio Conte dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez është në pole position, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Ronaldon dhe Varane, me të cilët ai ka punuar më parë te Real Madrid. Për më tepër, Zizou më në fund mund të trajnojë Pogba, një nga dëshirat e tij të mëdha si trajneri i Real Madrid. Nuk mund të anashkalohet Conte, por që ka kundër karakterin e tij të ashpër, që lojtarë luksi si ata të Manchester mund të mos e preferojnë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI