Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Superiore/ Në Loro Boriçi sfidohen kampionët kundër nënkampionëve: beteja të vërteta në javën e dytë

Lapsi.al 18 September 2021
Superiore/ Në Loro Boriçi sfidohen kampionët kundër

Është herët, vetëm java e dytë e kampionatit, e megjithatë ka ndeshje që vlejnë shumë për vazhdimësinë e sezonit, ose e thënë ndryshe, për të vendosur supremacinë. Është pikërisht ajo që luhet në Loro Borici mes Vllaznisë e Teutës, nënkampionëve e kampionëve në fuqi të vendit. Të dyja skuadrat që e kanë nisur me fitore nuk është se nuk e kanë testuar forcën, por nga Superkupa gjërat kanë ndryshuar dhe kur Vllaznia të zbresë të shtunën në 19.45 në fushë, do të jetë krejt ndryshe nga ajo e fundit të gushtit. E Teuta është e paralajmëruar. Po të shtunën, por në 16.45 zbret në fushë edhe Partizani në transfertën e Korcës. Kalendari i Skënderbeut në start ishte i gjithi i lidhur me kryeqytetin e pasi humbi me Tiranën, skuadra e Memellit nuk dëshiron të njëjtin fat me të kuqtë. Daja mbërrin përballë ish-skuadrës me detyrim fitoren, pas disfatës së pësuar me Teutën. Nuk është e thjeshtë, nuk ka qenë kurrë të imponohesh në Korcë, për më tepër që bardhekuqtë nuk duan të përjetojnë më një sezon dilemash për qendrimin në elitë.

Sipari gjithësesi u ngrit të premten me një Dinamo-Laci intrigues. Blutë arritën të shkëpusin një baraizm përballë kurbinasve, që vetëm në minutën e fundit të ndeshjes korigjuan autogolin e Shehut, me golin e Roganovic, i vlerësuar vetëm pas kontrollit me VAR. Pika e parë për Laçin në dy ndeshje, ndërsa Dinamo e Shkëmbit shkon në 4.

Të dielën është radha e Tiranës, me skuadrën e Orges Shehit që kërkon fitoren e dytë radhazi përballë Egnatias. Ndaj rrogozhinasve bardheblutë kanë favorin e mbështetjes së Selman Stërmasit, kur të zbresin në fushë në orën 13.45, ndërsa në Elbasan, luhet ndeshja e dytë në tre ditë, ajo mes Kukësit e Kastriotit. Të besuarit e Longos vijnë nga një fitore në transfertë dhe kanë kalendarin më të shtruar në start, edhe pse krutanët e Ndreut mund të jenë një kundërshtar i rrezikshëm, për vetë faktin se vijnë nga një humbje në debutimin në shtëpi kundër Dinamos, që i djeg ende…

SUPERIORE - JAVA 2

17/09/21

Dinamo 1 - 1 Laçi

18/09/21

Skënderbeu 16 : 45 Partizani

Vllaznia 19 : 45 Teuta

19/09/21

Tirana 13 : 45 Egnatia

Kukësi 16 : 45 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI