Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

“Fitoren e vendos karakteri, jo të qenit luanë”: Teuta rigjen Idrizaj e Vilën, Hodo 'flakë për flakë' Xhaferrit

Lapsi.al 18 September 2021
“Fitoren e vendos karakteri, jo të qenit luanë”: Teuta

Teuta do të gjejë përballë edhe njëherë Vllaznisë, për herë të dytë në harkun e 20 ditëve, por këtë herë kampionati parashikohet të sjellë një përballje ndryshe, në krahasim me 3-0 e Superkupës. Një ndeshje shumë interesante, mes dy skuadrave që jo vetëm e kanë mbylur kampionatin e kaluar me pikë të barabarta, duke i dorëzuar titullin Teutës me diferencë golash, gjë që ka lënë gjithnjë një lloj mëdyshje në Shkodër për skuadrën më të fortë, por edhe e kanë nisur kampionatin me fitore kundër rivalëve të rëndësishëm.

Starti i sezonit, me dy fitore radhazi kundër dy rivalëve të mëdhenj si Partizani e pikërisht Vllaznia, me të cilët duhet të bëjnë llogaritë përsëri të shtunën, ka rritur besimin e skuadrës durrsake, me Bledar Hodon që ka përfituar nga rasti ti përgjigjet edhe presidentit të kuqebluve Xhaferri, që ka karikuar të tijtë duke kërkuar 11 luanë në fushë. "Nuk kam përse e komentoj deklaratën e Alban Xhaferrit - tha zv/trajneri durrsak - E respektoj, por po i them se ndeshjet fitohen me karakter jo me luanë".

Kampionët në fuqi, fitues edhe të trofeut të parë sezonal, megjithatë, nuk ndihen favoritë kur të udhëtojnë drejt Loro Boriçit, por natyrisht në Shkodër shkojnë për vetëm fitoren. Atmosfera ësht; pozitive te Teuta. Pas dy fitoreve radhazi në dy daljet e para sezonale, me triumfin në Superkupë e 1-0 në debutimin në kampionat, durrsakët duan të konfirmohen përsëri, kundër shkodranëve që pasi i mundën 3-0 për trofeun e parë në lojë duan ta kalojnë edhe në atë që është mbrojtja e titullit kampion. Ekipi është duke u stërvitur normalisht, nën urdhërat e Edi Martinit, që mund të jetë krejtësisht i qetë, sepse ka rikuperuar edhe dy lojtarët e vetëm që nuk kishin gjendjen e duhur fizike.

Pikërisht kështu sepse për herë të parë me grupin u bashkua para ndeshjes edhe Lorenco Vila, i cili vërtetë ka qenë në pankinë në dy ndeshjet e para, por kishte punuar gjatë gjithë kësaj kohe individualisht pa shijuar asnjë minutë në fushë. Tani, Vila i vogël është rikthyer të punojë me ngarkesë të plotë dhe në fund të seancës stërvitore nuk ka ndjerë asnjë shqetësim, duke u vënë më në fund në dispozicion të teknikut. Në të njëjtën kohë, Martini ka rikuperuar edhe mbrojtësin Hektor Idrizaj. Vlonjati, që ishte dëmtuar në minutat e fundit të Superkupës, e ka lënë pas problemin fizik dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Vllaznisë, por këtë herë në kampionat. Një ndeshje shumë e rëndësishme edhe për të konfirmuar se do të jetë akoma Teuta skuadra për tu mundur, për më tepër që do të luhet në shtëpinë e kuqebluve, me të cilët dueluan deri në javën e fundit të kampionatit që u vendos në favor të durrsakëve vetëm falë diferencës së golave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI