Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Messi, zbulohen detajet e pagës së frikshme te Psg: një milionë në kriptovaluta

Lapsi.al 18 September 2021
Messi, zbulohen detajet e pagës së frikshme te Psg: një

Sa fiton Leo Messi dhe sa do të fitojë te PSG? Për të zbuluar shifrat e kontratës së 'përbindëshme' të yllit argjentinas me klubin e tij të ri, pas lamtumirës së tij të përlotur me Barcelonën, ka menduar l'Equipe në faqen e parë të tij: 110 milionë euro neto në tre vjet nëse respekton marrëveshjen e nënshkruar me klubin parizien deri në vitin 2024. Këtë vit Pleshti - siç raportohet nga gazeta franceze - do të përfitojë 30 milionë euro, të cilat do të bëhen 40 në sezonin e dytë dhe të tretë falë një 'bonusi besnikërie'.

Ashtu siç vetë PSG kishte komunikuar tashmë dhe siç është specifikuar edhe nga l'Equipe, Messi do të jetë gjithashtu lojtari i parë që paguhet në kriptovaluta. Nga 30 milionë euro neto në sezon, klubi Al-Khelaifi do të paguajë një milion në Psg Fan Token, monedhë e krijuar nga platforma e Socios.com. Argjentinasi nuk mori asnjë çmim nënshkrimi pas kalimit të tij nga Barcelona në PSG.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI