Flash

Coman, futbollisti më i pafat: mendoi ta linte futbollin nga kavilja, tani operohet në zemër

Lapsi.al 19 September 2021
Coman, futbollisti më i pafat: mendoi ta linte futbollin nga kavilja, tani

Nuk ka paqe për Kingsley Coman. Pas tre dëmtimeve në të njëjtin kavilje në hapësirën e një viti që e kishin bërë atë të mendonte për t’i thënë lamtumirë futbollit, sulmuesi francez i Bayern Mynih, i cili ka luajtur vetëm pak minuta deri më tani në këtë sezon, do të jetë i detyruar të ndalojë pësëri. Lajmin e ka zyrtarizuar trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, pas triumfit me 7 gola ndaj Bochum: "Coman u operua dje - tha tekniku në konferencë për shtyp - Ai kishte një rrahje të vogël, të lehtë të zemrës më shumë, një shqetësim të lehtë të ritmit".

"Ndonjëherë i mungonte për pak caste fryma - shpjegoi tekniku - Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë procedurë, duke i bërë atij një elektrokardiogram afatgjatë. Të martën ai do të bëjë përsëri një cardio-training dhe nuk do të qëndrojë i ndaluar për më shumë se një javë e gjysmë apo dy javë”.

Duke përjashtuar komplikimet, francezi duhet të jetë përsëri në dispozicion në tetor, por sigurisht sezoni i tij nuk filloi ashtu siç shpresonte: vetëm tre paraqitje (rreth dyzet minuta në Bundesliga, një pjesëz loje në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund dhe pak caste në ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve), e fundit prej të cilave ishte me të vërtetë shumë pak sepse, siç shpjegohet nga Nagelsmann, ai kishte një problem në stomak pak para se të hynte në fushë: "Ne duhej të prisnim që ai të shkonte në tualet para se ta linim të hynte në fushë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI