Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Shuhet njeriu-gol i Anglisë, rekordmeni i kampionatit dhe i Spurs: Jimmy Greaves ishte sulmuesi që frymëzonte Kane

Lapsi.al 19 September 2021
Shuhet njeriu-gol i Anglisë, rekordmeni i kampionatit dhe i Spurs: Jimmy

"Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar pasi mësuam për vdekjen e të madhit Jimmy Greaves, jo vetëm golashënuesi më i mirë i Tottenham Hotspur, por golashënuesi më i mirë që ky vend ka parë ndonjëherë. Jimmy vdiq në shtëpinë e tij herët në mëngjes (e diel, 19 shtator) , në moshën 81 vjeçare", me këtë shënim në faqen e tyre të internetit, Tottenham i dha lamtumirën njeriu simbol të tyre, i cili gjithashtu pati një eksperiencë të shkurtër edhe te Milan, nën drejtimin e Nereo Rocco, në vitin 1961.

E pikërisht marrëdhënia me të e bëri përvojën e tij me kuqezinjtë shumë të shkurtër: vetëm 14 ndeshje në të cilat, megjithatë, ai tregoi të gjithë konfidencën e tij me portën kundërshtare, duke shënuar 9 gola. Jo më kot ai është lojtari që ka rekordin për golat e Kategorisë së Parë, emri i kampionatit anglez para se të bëhej Premier League dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit, me të cilin ai shënoi 266 gola në 379 paraqitje zyrtare. Në total ai ka shënuar 357 gola në 516 ndeshje të luajtura në ligën angleze.

37 golat në kampionat, që ai i shënoi në sezonin 1962/63, mbeten edhe sot rekordi i shënimit për Spurs në një sezon të vetëm. Anëtar i ekipit fitues të Kupës Botërore të Anglisë 1966, Greaves gjithashtu shënoi 44 gola në 57 paraqitjet e tij me kombëtaren. I lindur në East Ham më 20 shkurt 1940, karriera e Greaves filloi në akademinë e të rinjve të Chelsea me të cilën ai bëri debutimin e tij profesional.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI