Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Ndërhyn për ti anulluar golin, hesht për penalltinë: Tirana barazim mes polemikash me Egnatian

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ Ndërhyn për ti anulluar golin, hesht për penalltinë:

Ka përfunduar 1-1 mes Tiranës e Egnatias, në një ndeshje që i ka lënë krejtësisht të pakënaqur bardheblutë, më tepër me sistemin teknologjik në asistencë të arbitrit VAR. Në fakt, në minutën e 63 Seferit iu anullua goli i fitores për një pozicion jashtë loje, të thirrur nga VAR, ndërsa pretendimet e kryeqytetasve në minutën e 6 shtesë për penallti mbetet të injoruara nga salla e kontrollit.

Tirana e Shehit megjithatë ka keqardhjen se e la situatën në duart e VAR pa mundur ta zgjidhë vete ndeshjen përballë rrogozhinasve. Skuadra e ish-teknikut bardheblu Magani, vinte nga humbja me Kukësin e ndoshta për këtë arsye kishte një agresivitet në presing, për të mos i lejuar kundërshtarit të bënte të vlenin kualitetet që ka në organikë. Pas një pjese të parë pa gola, por me Tiranën që goditi edhe shtyllën me Najdovskin, ndeshja u zhbllokua në të dytën me një gol brilant të Seferit. Në minutën e 51 silura e sulmuesit përfundon në rrjetë, duke entuziazmuar Shehin në pankinë dhe tifozët në Selman Stërmasi, por festa e bardhebluve zgjati vetëm 6 minuta, sepse Imeri replikoi me një super gol.

Tirana kërkoi me insistim golin e fitores dhe madje arriti të shënojë në minutën e 63, në episodin e parë kur VAR i prishi planet bardhebluve. Seferi arriti ta dërgojë topin në rrjetë sërisht, por sinjalizimi për arbitrin nga salla VAR ishte për pozicion jashtë loje.

Egnatia u mbrojt me të gjitha forcat, deri në fund, edhe pse në të 6 shtesë gjithcka e ndërtuar nga rrogozhinasit mund të shembej në depërtimin në zonë të Michael Ngo'o, që u rrëzua në kontrast me mbrojtjen. Lojtarët e Tiranës pretenduan penallti, por gjyqtari vazhdoi lojën dhe nga VAR askush nuk kontrolloi, gjë që zemëroi Shehin në pankinë. Egnatia e Gugash Maganit, ka marrë pikën e parë në kampionat, ndërsa 25 herë kampionët ngjiten në katër, pa përfituar nga ndalesa e rivalëve të tjerë në javën e dytë të Superiores.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI