Flash

"Patëm 15 raste të pastra, shënuam vetëm 3 gola": Longo kritik me të tijtë, edhe pse kryesojnë Superioren

Lapsi.al 19 September 2021
"Patëm 15 raste të pastra, shënuam vetëm 3 gola":

”Sigurisht e prisja që skuadra të fitonte, po pres dhe fitoren në javën e tretë. Ne hyjmë në fushë vetëm për fitore. Nuk është e lehtë sepse të gjitha ekipet këtu janë të forta, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar". Diego Longo, trajneri i Kukësit nuk e fsheh aspak lumturinë për fitoren e dytë radhazi që e dërgon menjëherë në krye të klaisifikimit. Skuadra e tij, jo vetëm mori tre pikët, por edhe zbaviti, në mënyrën që italiani preferon ta shohë të luajë.

Kundër Kastriotit erdhën tre gola të tjerë, që e cojnë në 6 numrin e atyre të shënuar në dy ndeshje, shifra më e lartë në kampionat. Por kjo nuk është mjaftueshëm për trajnerin e verilindorëve, që theksoi faktin, jo pa doza kritike, se të tijtë kishin 15 raste të pastra, por shënuan vetëm 3: "Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur sepse kishim 15 raste të pastra për të shënuar dhe realizuam vetëm 3, duhet të jemi më pragmatistë sepse me skuadrat e mëdha bëhet më e vështirë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI