Flash

Video/ Kukësi përmbys Kastriotin: skuadra e Longos e vetmja me pikë të plota në renditje

Lapsi.al 19 September 2021
Video/ Kukësi përmbys Kastriotin: skuadra e Longos e vetmja me

Fitorja e dytë radhazi për Kukësin dhe e dyta me të njëtin rezultat 3-1, që i lejon të marrë kryesimin i vetëm në renditje me pikë të plota, pas dy javëve të para. Në Elbasan Arena, Blutë kanë shkuar nga disavantazhi i një goli në një sukses të arritur në pjesën e dytë, por ajo që ka bërë më tepër përshtypje te skuadra e Longos është mënyra konfidente e lojës.

Përballë Kastrioti dihej që do të ishte një ndeshje e luftuar, jo vetëm sepse të besuarit e Ndreut vinin nga humbja në debutim me Dinamon, por edhe sepse gjithnjë luajnë të organizuar e solidë, duke e shitur shtrenjtë lëkurën. Gjë që e bënë vetëm në pjesën e parë, kur shfrytëzuan në maksimum kundërsulmin dhe limituan veprimet e sulmuesve kundërshtarë. Kjo mënyrë e të funksionuarit i dha frytet në minutën e 27 kur Arbër Basha finalizoi një aksion të shpejtë, në hapësirat e lëna nga Kukësi në një moment zbilancimi.

Goditje, që Kukësin nuk e rëndoi psikologjikisht, por e nxiti të rrisë një marsh më shumë, duke barazuar në pjesën e parë me një gol të Edison Ndrecës. Goli i parë i mesfushorit të ardhur nga Bylis, që provoi të kompletonte vetë edhe përmbysjen, pa ia arritur qëllimit.

Fytyra e lojës ndryshoi në pjesën e dytë, kur Kastrioti u fshi nga fusha, duke lënë inisiativën e hapësirën një skuadre që ka elementët për të bërë keq. Dygolëshi i kroatit Edi Basha në minutat 46 dhe 68 siguroi përmbysjen për blutë, që neutralizuan kundërshtarin dhe imponuan lojën e tyre të vrullshme, që Longo e ka përcaktuar që në fillim si arma plus e skuadrës së tij.

Në fund, Kukësi arriti të triumfonte me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke marrë komandën e kampionatit në përfundim të javës së dytë. Verilindorët janë ekipi i vetëm që kryesojnë me pikë të plota, pas triumfeve në 2 javët e para, respektivisht përballë Egnatias dhe Kastriotit me të njëjtin rezultat 3-1.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI