Flash

Euro 2020, Spanja në kaos: Suedia i kërkon karantinë, plasin polemikat për vaksinat, në miqësore zbret U-21

Lapsi.al 7 June 2021
Euro 2020, Spanja në kaos: Suedia i kërkon karantinë, plasin

Do të jetë një javë mjaft e trazuar ajo që do të shoqërojë Spanjën drejt debutimit zyrtar në Euro 2020. Pas pozitivitetit të Sergio Busquets me Covid-19, në fakt, kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrique ka rënë në kaos të plotë: Suedia, kundër së cilës është planifikuar ndeshja debutuese në 14 qershor, kërkon që iberikët të respektojnë karantinën 10-ditore, ndërsa në atdhe shtohen polemikat mbi mungesën e vaksinimeve të lojtarëve të përfshirë në turne, edhe pse qeveria po përpiqet të rregullojë situatën.

Busquets është rikthyer në Barcelonë, por në grumbullimin e Roja-s ka shqetësim: kapiteni në fakt ka kaluar tërë javën me shokët e tij të ekipit dhe ka luajtur një orë miqësore kundër Portugalisë, para se të rezultonte pozitiv. Ekipi është aktualisht në izolim në Las Rozas, komuna në periferi të Madridit, selia e Federatës Spanjolle të Futbollit, dhe po pret me ankth tamponin e ditëve të ardhshme. Në Suedi kërkojnë që spanjollët të përfundojnë karantinën 10-ditore për të shmangur infeksionet e mundshme, por ndeshja është planifikuar vetëm pas 7 ditësh dhe protokollet e Uefa nuk parashikojnë shtyrje për sa kohë që janë në dispozicion 13 lojtarë (përfshirë një portier). Ndërkohë, për miqësoren e planifikuar të martën kundër Lituanisë, është thirrur me nxitim ekipi Under 21, që ishte me pushime pas eleminimit nga Europiani i moshave.

Në Spanjë, ndërkohë, ka shpërthyer polemika rreth vaksinave: Ministria e Shëndetësisë në fakt kishte mohuar vaksinimin e lojtarëve të thirrur për Euro 2020 pavarësisht nga kërkesat e Federatës, por po vazhdon me injeksionet për të gjithë atletët Olimpikë, përfshirë futbollistët. Kjo ka shkaktuar shumë acarim te drejtuesit e lartë të futbollit spanjoll, por çështja Busquets ka trazuar ujërat dhe topi tani i ka kaluar Komisionit të Shëndetit Publik, i cili e ka vendosur çështjen në rendin e ditës dhe do ta diskutojë atë të martën. Ministria e drejtuar nga Carolina Darias, sipas El Mundo, së shpejti do të miratojë vaksinimin e lojtarëve dhe stafit me Johnson & Johnson.

Të gjithë kësaj i shtohet fakti që Luis Enrique ka vendosur të thërrasë vetëm 24 lojtarë në vend të 26 të dhënë me shtesë nga Uefa, në mënyrë që të mos lërë tre në tribuna në çdo ndeshje. Trajneri do të jetë në gjendje të zëvendësojë Busquets, por nuk do të jetë në gjendje të zgjerojë skuadrën në 26 si zgjedhjet e tjera, pasi ka prezantuar tashmë listën. Me pak fjalë, rruga për fillimin e turneut aktualisht është e gjitha e përpjetë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI