Flash

Autoironia e Hazard: belgu i akuzuar se është mbipeshë, bëhet imazh i linjës së re të panineve

Lapsi.al 6 June 2021
Autoironia e Hazard: belgu i akuzuar se është mbipeshë,

Futbollistët shpesh janë promovues të shkëlqyer, sepse nuk është e lehtë të gjesh dikë aq të famshëm, sa ata që shkëlqejnë në fushat në të gjithë botën, për të shoqëruar imazhin e tyre. Kjo është arsyeja pse sponsorët janë gjithmonë të gatshëm ti mbulojnë me ar lojtarët, të cilët nga ana tjetër janë të lumtur të lidhen me markat e famshme. Dhe sigurisht, duke pasur parasysh reklamën e fundit në të cilën ai është protagonist, nuk mund të mohohet që Eden Hazard është një futbollist me një sens të veçantë humori. Në situatën e tij, domethënë një vëmendje e vazhdueshme mediatike për formën e tij fizike, e plotësuar me akuza se është shumë ... "gordo", duhet vërtet shumë autoironi për të pranuar të bëhet një nga promovuesit ... e McDonald's gjatë Kampionatit Evropian.

E në fakt, siç shpjegon AS, ka shkuar saktësisht kështu. Ekipi kombëtar belg ka nënshkruar një partneritet me zinxhirin e famshëm të ushqimit të shpejtë, i cili paraqet për publikun Red Devils Burger, sanduiçe speciale që do të jenë në dispozicion vetëm për periudhën e turneut kontinental. Si rezultat, disa nga lojtarët më të mirë në ekipin e Martinez janë bërë imazh: De Bruyne, Tielemans dhe Hazard. Fantazisti shfaqet në reklamë me një fytyrë shumë të befasuar për lajmet se ka një 'burger' kushtuar Belgjikës. Një dozë e shëndetshme e vetë-ironisë pas të gjitha polemikave që kanë nënvizuar se si dashuria për ushqimin e numrit shtatë të Real Madrid i ka dhënë atij një formë që nuk është saktësisht ajo e një futbollisti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI