Flash

Një shtrat special për të fituar Euro 2020 e për të ngadalësuar plakjen: ja sekreti i Spanjës

Lapsi.al 6 June 2021
Një shtrat special për të fituar Euro 2020 e për të

Gjithcka nisi me sekretin e Marcos Llorente, futbollisti i Atletico Madrid, i cili përdori një shtrat shumë të veçantë për të rikuperuar lodhjen e fushës dhe, mbi të gjitha, për tu... plakur më ngadalë. Epo, tani lojtari spanjoll do të sjellë përvojën e tij në ekipin kombëtar në funksion të Kampionatit Evropian të ardhshëm.

E freskët nga barazimi pa gola ndaj Portugalisë, Spanja do të luajë të martën kundër Lituanisë në provën e fundit miqësore para fillimit të kampionatit evropian. Debutimi i Furive të Kuqe të Luis Enriques do të jetë në 14 qershor kundër Suedisë, para ndeshjeve kundër Polonisë dhe Sllovakisë, të cilat kompletojnë Grupin E.

Asgjë në shtëpinë spanjolle nuk i lihet rastësisë, aq sa, siç zbulohet nga AS, disa lojtarë, përfshirë Marcos Llorente, falë përvojës personale të fituar, kanë kërkuar mundësinë e vendosjes në hotel të shtratit të tyre të posaçëm. Marcos Llorente, Koke, Laporte, Morata dhe Eric Garcia ia kanë dalë të marrin aprovimin për të sjellë objektin në fjalë, që kushton 35 mijë euro, në dhomat e tyre. Shtrati ofron një "sistem shlodhje të garantuar shkencërisht dhe të patentuar ndërkombëtarisht për reduktimin natyral të moshës biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit dhe inflamacionit me të cilin plakemi". Duke fjetur në këtë shtrat, do të garantohej një ulje mesatare prej 15 vjetësh në moshën biologjike, si dhe përmirësimi i përgjigjeve imune. Duhet patur kështu kujdes nga Spanja që mund të ketë në shtratet speciale sekretin për të fituar turneun..

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI