Flash

Simeone rinovon me një kusht për Atletico Madrid: tekniku kërkon Lautaro Martinez

Lapsi.al 6 June 2021
Simeone rinovon me një kusht për Atletico Madrid: tekniku kërkon

Diego Pablo Simeone rinovon me Atletico Madrid deri në 2024 dhe kërkon me cdo kusht blerjen e Lautaro Martinez. Lajmi është bërë i ditur nga 'As' duke zbuluar se Cholo ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për të zgjatur kontratën që skadon në 2022, për dy sezone të tjera.

Nënshkrimi zyrtar pritet për ditët e ardhshme, duke patur parasysh se marrëveshja mes palëve është totale. Situata ekonomike e Colchoneros, si për të gjitha klubet e prekura nga efektet e pandemisë, është e komplikuar, por Atletico do të përpiqet të plotësojë kërkesën e trajnerit argjentinas, i cili përmendi shprehimisht emrin e sulmuesit për të përforcuar ekipin me sulmuesin zikaltër. Sidoqoftë, negociatat premtojnë të jenë shumë të vështira, sepse Inter pretendon 70 milionë euro vetëm për tu ulur në tryezën e bisedimeve për 'Toro-n'.

Rriten shanset në fakt që Lautaro Martinez të largohet nga Milano, për një tjetër shitje të dhimbshme nga skuadra kampione e Italisë. Interesimi i Atletico Madrid në fakt po bëhet gjithnjë e më serioz dhe me sakrificat e Hakimit, për të cilin është përfshirë në lojë edhe Chelsea për të shqetësuar PSG, dhe të Lautaros, Zhang do të sistemonte të gjitha llogaritë e tij, duke rinisur fort me një pikë solide si Lukaku, gjithnjë e më shumë udhëheqës i zikaltërve. Ndërkohë për të mos mbetur zbuluar, zikaltrit po bëjnë presion për të bindur dhe marrë në Milano Memphis Depay, 27 vjeçarin hollandez që është në skadencë me Lyon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI