Flash

Ceferin e ka personale me presidentin e Juventus: "Për mua Agnelli nuk ekziston më”

Lapsi.al 6 June 2021
Ceferin e ka personale me presidentin e Juventus: "Për mua Agnelli nuk

Në një intervistë me portalin francez So Foot, presidenti i Uefa Aleksander Ceferin ka nisur një sulm të ri ndaj ish-mikut të tij Andrea Agnelli. "Për sa më takon mua, ky njeri nuk ekziston më - tha ai -. Unë mendova se ishim miq, por ai më gënjeu në fytyrë deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke më siguruar se nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar. Një ditë më parë kishte nënshkruar tashmë dokumentet për fillimin e Super League'.

Ceferin nuk ul tonet dhe, në pritje të sanksioneve për tre klubet rebele (Juventus, Real Madrid dhe Barcelona) pas procedurës së hapur nga UEFA, i hedh më shumë benzinë zjarrit për një cështje që ka përfunduar në Gjykatën e Drejtësisë të BE. "Në këtë histori, unë mund t'i vendos protagonistët në tre kategori. Kam vënë Andrea Agnellin në të parën, sepse është diçka personale - shtoi ai - Në kategorinë e dytë, unë vendos presidentët që i konsideroja mjaft pranë dhe më vjen keq ata nuk më thanë paraprakisht se çfarë po planifikohej. Në kategorinë e tretë dhe të fundit unë vendos ata me të cilët nuk kam pasur kontakt të privilegjuar. Nuk i fajësoj ata, por edhe ata do të duhet të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI