Flash

Letra e lamtumirës e Seid Visin, ish-futbollisti i Milan që vrau veten: "Vështrime përçmuese ndaj meje"

Lapsi.al 5 June 2021
Letra e lamtumirës e Seid Visin, ish-futbollisti i Milan që vrau

Seid Visin, një djalë 20-vjeçar me të kaluar në ekipet e të rinjve të Milanit dhe Beneventos, vrau veten dje në shtëpinë e tij në Nocera Inferiore, duke tronditur të gjithë komunitetin. Lindur në Etiopi dhe i birësuar në Itali si fëmijë, ai ka lënë një letër-testament (botuar nga Corriere della Sera) dërguar miqve dhe psikoterapistit, ku tregon makthin e përballjes me paragjykimet raciste të shoqërisë: "Kudo që shkoj e ndiej mbi supe si një gur peshën e vështrimeve skeptike, paragjykuese, të neveritura dhe të frikësuara të njerëzve".

Visin, i cili më pas zgjodhi të mos vazhdonte karrierën e tij në futboll pavarësisht se luante kalceto në Atletico Vitalica, vazhdon: "Unë u birësova si fëmijë. Mbaj mend që të gjithë më donin. Kudo ku isha, kudo që shkoja, të gjithë më drejtoheshin me gëzim, respekt dhe kuriozitet. Tani duket se gjithçka është përmbysur".

Rrëfimi i djalit bëhet edhe më i rëndë: "Arrita të gjej një punë që duhej ta lija sepse shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk pranonin të shërbeheshin nga unë dhe, sikur të mos ndihesha tashmë në siklet, më shihnin si përgjegjës që shumë të rinj italianë nuk gjenin punë".

"Nuk kërkoj të shkaktoj keqardhje ose dhimbje, por vetëm ti kujtoj vetes se sikletet dhe vuajtjet që po përjetoj janë një pikë uji në krahasim me oqeanin e vuajtjeve e atyre që preferojnë më mirë të vdesin sesa të bëjnë një jetë në mjerim dhe në ferr. Ata njerëz që rrezikojnë jetën e tyre dhe shumë e kanë humbur tashmë, vetëm se donin të nuhasnin, apo shijonin aromën e asaj që ne thjesht e quajmë "Jetë" shkruan në mbyllje letra.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI