Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Uells-Shqipëri, për britanikët testi i fundit para Euro2020: Reja ndryshon vetëm emrat

Lapsi.al 5 June 2021
Uells-Shqipëri, për britanikët testi i fundit para Euro2020: Reja

Uellsi do të përfundojë përgatitjet për Euro 2020 të shtunën në mbrëmje kur përballë të kenë Shqipërinë në Cardiff City Stadium. Britanikët e kanë sfidën e fundit para turneut, ndërsa kuqezinjtë duan të provojnë ndonjë lojtar e për të mbajtur moralin në nivelin e duhur, kundër një kundërshtari që katër vjet më parë shkoi në gjysëmfinale të Europianit në Francë, por që në miqësoren e fundit (Panucci në pankinë) e kemi mundur 1-0.

Reja mes shumë mungesave nuk ndryshon asgjë në skemën e tij 3-5-2, përvec emrave që do ta interpretojnë, kur formacioni kuqezi të zbresë në fushë në orën 18.00. Pa Strakoshën e Berishën porta është e Selmanit, ndërsa me prapavijën nuk eksperimentohet: Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti. Ndryshimet më të mëdha janë në mesfushë ku Abrashi (kapiten) do të bëjë shkatërruesin, ndërsa Cekici e Bare rifinitorët. Në mungesë të Hysajt krahu i djathtë është i gjithi për Dokën, ndërsa Lenjani vazhdon të konsolidojë vendin e tij. Përpara Balaj, njeriu që vendosi përpasjen e fundit mes dy skuadrave dhe Manaj.

Të besuarit e Robert Page pësuan një humbje 3-0 nga Franca në miqësoren e tyre të fundit të mërkurën, ndërsa kuqezinjtë që natyrisht nuk do të jenë prezent në kampionatin Europian, suksesin e fundit e kanë kur mundën San Marinon 2-0. Në fakt, Uellsi ka marrë shumë përgjigje inkurajuese nga performanca e tyre kundër francezëve, pavarësisht se skuadra e Page doli e mundur me tre gola nga favoritët për triumf në Euro 2020. Neco Ëilliams u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25 pas një prekje me dorë të topit dhe nga ai moment ishte një detyrë tepër e vështirë për cilëndo skuadër, të përballej me një prej ekipeve më të mira në arenën e futbollit botëror. Uellsi do të hapë fushatën në kampionatin Europian kundër Zvicrës në 12 qershor përpara se të luajë kundër Turqisë dhe Italisë në Grupin A, me të katër kombëtaret që synojnë të impresionojnë në këtë grup. Dragonjtë kanë përjetuar një Euro 2016 të shkëlqyer, kur arritën në gjysëmfinale të kompeticionit përpara se të mundeshin nga Portugalia, që më pas u shpall kampione e Europës.

Në këtë situatë, kundër Shqipërisë Pegë do të ketë mundësinë e fundit për të testuar formacionin. Uellsi ka treguar se është i aftë të konkurojë në këtë nivel dhe përplasja e të shtunës me kuqezinjtë do të jetë një test shumë i vlefshëm për kombëtaren britanike përpara startit të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI