Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

"Për ne nuk ka kurrë miqësore", Veseli nuk 'gënjehet' nga fitorja e Francës: "Uellsi skuadër shumë e fortë"

Lapsi.al 3 June 2021
"Për ne nuk ka kurrë miqësore", Veseli nuk

Shqipëria është gati për miqësoren ndaj Uellsit më 5 qershor. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Cardiff ditën e martë, ndërsa kanë zhvilluar disa seanca stërvitore, ku trajneri Reja ka pasur mundësi të shohë gjendjen e ekipit. Kundër britanikëve në fakt duhet një angazhim maksimal, sepse përtej rezultatit të marrë një ditë më parë me Francën, Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me ekipin e Salernitanës, konstaton se janë një skuadër shumë e fortë: "E kemi parë ndeshjen dhe deri sa morën kartonin e kuq u dukën shumë të barabartë me Francën. Sigurisht është ekip shumë i fortë, janë kualifikuar për Europianin, pra kanë kualitet. Nuk mundemi dhe ta gjykojmë shumë lojën pasi kur ke një lojtar më pak kundër Francës është shumë e vështirë. Mbaj mend edhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, është ekip i fortë dhe nuk duhet nënvlerësuar, pra duhet të kemi kujdes".

Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A e ka të vështirë të zgjedhë mes rezultatit apo konsolidimit të grupit: "Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm, por ne jemi në fazë përgatitore për shtatorin. Për ne nuk ka kurrë miqësore. Qëllimi është të japim 100% në çdo ndeshje, por është edhe një mundësi për të vlerësuar formën dhe progresin tonë që të jemi gati 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë në shtator" përfundoi Veseli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI