Flash

Tottenham vendos duart mbi Conten: Spurs tentojnë edhe ish-drejtorin e Juventus

Lapsi.al 2 June 2021
Tottenham vendos duart mbi Conten: Spurs tentojnë edhe ish-drejtorin e

Mourinho te Roma, Ancelotti te Real Madrid, Allegri te Juve, Spalletti te Napoli. Valsi i pankinave po dhuron befasi dhe e radhës mund ti takojë Antonio Contes, që sapo është larguar nga Inter. Ndërsa po shijon disa ditë pushimesh në Salento, trajneri kampion i Italisë shihet si një kandidat serioz për pankinën e Tottenham. E nuk është i vetmi që londinezët e kërkojnë nga Italia, sepse në shënjestër është edhe Fabio Paratici, i sapo ikur nga Juventus dhe që ka punuar më parë me Conten në Torino, për të menaxhuar zonën sportive.

Conte në fakt po kërkon një projekt ambicioz. Pasi humbi mundësinë për tu ulur në pankinën e Real Madrid, me atë të PSG në pritje (me Pochettino që do të donte të zgjidhte kontratën, por Leonardo i kujtoi se ka edhe dy vjet kontratë), mbetet vetëm pista angleze, ku Conte tashmë ka fituar Premier që në goditjen e parë me Chelsea, në vitin 2017. Palët janë vënë në kontakt ditët e fundit dhe po afrohen, pavarësisht një distancë fillestare prej 3 milionë mes ofertës dhe kërkesës.

Duhet vlerësuar pastaj projekti sportiv. Spurs janë duke kërkuar të rikthehen pas një sezoni shumë zhgënjyes, që kulmoi me shkarkimin e Mourinhos. Spurs vijnë nga vendi i shtatë në kampionat dhe të eleminuar nga Dinamo Zagreb në raundin e 1/8 të Europa League dhe klubi ka menduar gjithashtu edhe për të kthyer Pochettinon (i cili në 2019 arriti në finalen e Champions League), por rrezikon të humbasë yllin Harry Keane, në shënjestër të Manchester City, të cilët sipas shtypit anglez janë gati të vendosnin në tratativë Sterling dhe Gabriel Jesus.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI