Flash

Lewandowski trondit Bayern: “Më pëlqen të mësoj gjuhë të reja e të njoh kultura të ndryshme”

Lapsi.al 2 June 2021
Lewandowski trondit Bayern: “Më pëlqen të mësoj

Lewandowski frikëson Bayernin atëherë kur nuk mendohej. Qendërsulmuesi polak, pavarësisht rekordeve të arritura me fanellën bavareze, nuk ka nënshkruar ende zgjatjen e kontratës së tij. Nuk është me nxitim, por është gjithmonë më mirë të parandalosh situata të caktuara sesa ta gjesh veten që të duhet ti përballosh.

Është e vështirë të imagjinohet Lewandowski si një njeri i merkatos, por në javët e fundit qëndrimi i tij te Bayern Munchen është marrë si i mirëqenë shumë shpejt, në kohën kur bavarezët duhet të rihapin një cikël. Rummenigge ishte i qartë. Leëa është 32 vjeç dhe ende është një nga sulmuesit më të fortë përreth. Ofertat, sigurisht që nuk mungojnë. Mbetet për t'u parë nëse ai dëshiron t'i marrë ato në konsideratë. Dhe në këtë kuptim, deklaratat e tij të marra nga Canal + nuk i bëjnë drejtuesit e Bayern të flenë të qetë.

Kontrata e tij skadon në 2023, kështu që situata është e menaxhueshme në fund të fundit. Sulmuesi, megjithatë, lë, në një farë mënyre, dyert e hapura për të ardhmen. "Kam ende një mendje të hapur. Ndihem mirë te Bayern, Mynihu është një qytet madhështor dhe unë luaj për një klub të shkëlqyer. Por unë gjithmonë kam qenë kurioz të mësoj një gjuhë të re, një kulturë të re. Nuk e di nëse do të jetë kështu, si në futboll ose pas karrierës sime, as nuk e di".

Në dilema e sipër, polaku do të mendojë gjithësesi për rekorde të reja që duhen arritur. "Unë nuk jam i fiksuar pas numrave dhe golave, por kur përballem me sfida të reja, përpiqem të bëj atë që askush nuk ka bërë më parë, është një dëshirë që më shtyn të shkoj përpara. Besoj se nëse angazhohesh për diçka që e dashuron, mund të arrihen objektiva që duken të pamundura. Të them të drejtën, mendova se asnjë lojtar nuk mund t'i afrohej këtij rekordi. Sidomos pasi nuk luajta disa ndeshje, u lëndova për një pjesë të sezonit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI