Flash

Tudor, vrer kundër Juventus e Pirlos: " Fituam dy kupa por na përzunë, Pirlo i padrejtë me mua"

Lapsi.al 2 June 2021
Tudor, vrer kundër Juventus e Pirlos: " Fituam dy kupa por na

"Ishte e vështirë, por në fund arritëm të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve, gjithashtu fituam Kupën e Italisë dhe megjithatë na dëbuan. Më vjen keq dhe nuk e shoh të drejtë. Por vendosa një gjë: kurrë nuk do të jem më asistent i dikujt", Igor Tudor nuk ndal zemërimin e tij nga faqet e Sportske Novosti. Ka diçka për të gjithë, pa përjashtuar askënd.

"Te Juventus më thirri Pirlo. Kishte një listë me pesë emra të përpiluar nga klubi dhe Paratici ia la vendimin Pirlos dhe ai më zgjodhi mua. Por duke qenë shumë mik me Baronion, e mori edhe atë si dhe një tjetër, një analist, dhe na vendosi të gjithëve në të njëjtin nivel. Nuk ishte e drejtë, sepse në fund të fundit unë jam një trajner. Por unë pranova sepse ishte Juventus, "vazhdoi Tudor.

Për të ardhmen, ish-trajneri i Udineses ka ide shumë të qarta edhe këtu: "Sassuolo është një klub i bukur por është një qark i mbyllur. Do të doja Veronën, një klub i organizuar dhe Juric bëri një punë të shkëlqyer".

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI